Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme në një postim në rrjetin social Facebook në lidhje me viktimat e shkaktuara nga koronavirusit në vend, numri i të cilave ka shkuar në 4.
“Kemi hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbasim njerëz”, shkruan Rama, duke bërë thirrje që të respektohen rregullat e karantinës.
Postimi i plotë:
KEMI HYRË NË NJË JAVË TEJET TË VËSHTIRË DHE PO HUMBASIM NJERËZ
KEMI VETËM NJË GJË NË DORË PËR TË KURSYER SA MË SHUMË JETË DHE LEHTËSUAR SA TË MUNDEMI VUAJTJET E MËDHA:
TË SHTRËNGOJMË DHËMBËT DHE DUROJMË, DUROJMË, DUROJMË, DUKE MOS SHKELUR LIGJIN E LUFTËS PËR KUFIZIMIN E LËVIZJES; DUKE MOS DALË NGA SHTËPIA KOT; DUKE ECUR VETËM NË RRUGË KUR KEMI NJË DOMOSDOSHMËRI JASHTË SHTËPISË; DUKE NDENJUR NË RADHË NË DISTANCË MINIMUMI 1 METËR PAS KURRIZIT TË NJËRI – TJETRIT KUR BËJMË PAZAR; DUKE REZISTUAR, REZISTUAR, REZISTUAR
*kjo video është videoja më e shikuar mbrëmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
No comments:
Post a Comment