Edhe Gjermania nuk i ka shpëtuar koronavirusit, madje deri tani janë gati 30 mijë persona të prekur, por fatmirësisht numri i të vdekurve është i ulët, krahasuar me vendet e tjera.
Sistemi shëndetësor është në këmbë dhe po arrin të përballojë deri tani situatën, në ndryshim nga Italia fqinje, ku po haset vështirësi e jashtëzakonshme për të kuruar të prekurit.
Madje, shpesh mjekëve u është dashur të zgjedhin pacientët e rinj për t’i vendosur respiratorët. Në këtë situatë, “Tgcom24” shkruan se Gjermania ka reaguar duke marrë 8 pacientët e parë nga Italia, të cilët do të kurohen në Gjermani.
Lajmi u konfirmua nga guvernatori i Landit të Saksonisë Michael Kretschmer. Michael Kretschmer theksoi se ai iu përgjigj një kërkese të Italisë për ndihmë.
”Eshtë një sinjal shumë i rëndësishëm që mund të ndihmojmë edhe të tjerët,” theksoi ai.
No comments:
Post a Comment