“Jemi mirë” . Me këto fjalë ish-futbollisti dhe drejtori aktual teknik i Milanit, Paolo Maldini, siguron të gjithë mbi gjendjen e tij dhe të të birit, Danielit, pozitiv me Koronavirus. E menjeherë pasi i ka siguruar të gjithë mbi gjendjen e tij dhe të të birit ish-kapiteni i kuqezinjve ka falënderuar të gjithë punonjësit e shëndetit “që janë duke u përballur me këtë emergjencë me profesionalizëm maksimal dhe me një kurajë të pa shembullt”.
MESAZHI I MALDINIT
Ish-kapiteni i kuqezinjve “për shërbimin e marrë” jep edhe një mesazh: “Do të doja të falënderoja – konfirmon në Instagram – të gjithë ato doktorë dhe infermierë, punonjës të shëndetit, mbrojtjes civile, forcave të rendit që janë duke u përballur me këtë emergjencë me profesionalizëm maksimal dhe me një kurajë të pa shembullt. Edhe një herë na keni bërë të ndihemi krenarë që jemi italianë”.
No comments:
Post a Comment