Tuesday, March 24, 2020

Infektohet me CoVid-19 Skënder Brataj, Drejtori i Urgjencës Kombëtare, reagon Manastirliu

Skënder Brataj, Drejtori i Urgjencës Kombëtare ka rezultuar pozitiv me covid19.

Lajmin e ka konfirmuar dhe ministrja Ogerta Manastirliu.

“Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij.

Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!”, shkruan ajo.

No comments:

Post a Comment