Gjatë përditësimit të sotëm Ministria e Shëndetësisë përveç njoftimit se harta e të infektuarve nga koronavirusi është zgjeruar në gjithë vendin, dha edhe një lajm të mirë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 10 persona nga 124 të infektuar kanë arritur të mposhtin koronavirusin dhe kanë rezultuar negativë në të dyja testet e kryera.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se këta pacientë janë duke u mbajtur në karantinë, si proces i detyrueshëm për të gjithë ata që pas testimeve rezultojnë negativ.
Një masë sigurie kjo për të mos qenë burim infeksioni për persona të tjerë.
No comments:
Post a Comment