Tuesday, March 24, 2020

OBSH jep paralajmërimin: Pandemia është përshpejtuar

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se pandemia është përshpejtuar më shumë dhe tanimë ka më shumë se 300,000 raste të konfirmuara.

U deshën 67 ditë që nga raportimi i parë me Covid-19 që shifra të shkonte në 100,000 të infektuar, 11 ditë për 100,000 të infektuarit e tjerë dhe vetëm 4 ditë për 100,000 e tretë.

Por, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se është akoma e mundur që të ndryshohet trajektorja.

Ai u bëri thirrje shteteve që të adoptojnë strategji të rrepta të testimit dhe të gjurmimit të kontakteve. “Ajo që ka më shumë rëndësi që e fitoni një ndeshje futbolli nuk është vetëm mbrojtja, por edhe sulmi gjithashtu,” u shpreh ai.

Dr. Tedros tha që njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe duhen marrë masa të tjera distancuese fizike për të ngadalësuar përhapjen. “Për të fituar, ne kemi nevojë që ta sulmojmë virusin me taktika agresive dhe të shënjestruara – të testojmë çdo rast të dyshuar, të izolojmë dhe të ndjekim me kujdes ecurinë e procesit.”

Ai shprehu alarm rreth raportimeve shifrave të mëdha të punonjësve të shëndetësisë të infektuar, që sic duket është rezultat i mungesës së pajisjeve të pershtatshme të mbrojtjes. Ghebreyesus tha se OBSH po punon me të gjithë partnerët për të racionalizuar dhe për të përcaktuar prioritetet e përdorimit të pajisjeve mbrojtëse.

Por theksoi se: “ Masat e vendosura për të ngadalësuar përhapjen e virusit mund të kenë pasoja të pasoja të paqëllimshme të përkeqësimit të mungesës së mjeteve thelbësore mbrojtëse dhe materialeve të nevojshme për t’i bërë ato.

Burimi: BBC

No comments:

Post a Comment