Thursday, April 23, 2020

29 pacientë janë shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ja gjendja e të prekurve

Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 29 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 663 numrin total të të prekurve.

Gjishthashtu Dr. Rovena Daja bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 29 pacientë. Në këtë mënyrë numri i të shëruarve nga koronavirusi ka shkuar në 385.

“Deri në këto momente janë testuar 6509 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 663 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 29 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 385.
Rezulton se deri tani Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani, janë të shëruar.
Aktualisht në vendin tonë janë 251 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 26 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë”, thuhej në njoftimin e sotëm të ministrisë.

No comments:

Post a Comment