Friday, April 24, 2020

Kryeministri Rama: Në fundjavë të gjithë do të mbyllen në shtëpi

Kryeministri Edi Rama tha në një video-konferencë në rrjetin social në Facebook se izolimi në shtëpi do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës. Ai e quajti izolimin si masë të domosdoshme për të vazhduar trendin pozitiv të Shqipërisë në luftën kundrejt koronavirusit.

“Fundjava do të jetë e bllokuar. E shtuna e diela është e bllokuar. Të gjithë në shtëpi. Përveç atyre që janë në punë. Jemi në situatë pozitive. Por situata pozitive është e përmbysshme”, tha Rama.

No comments:

Post a Comment