Wednesday, April 22, 2020

Shërohen dhe 11 pacientë me COVID-19, 5 qytete drejt shuarjes së vatrave të infeksionit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 356.

Ditën e sotme Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani, janë aktualisht të shëruar.

Lajmi u konfirmua nga zv.ministrja e Shëndetesisë, Mira Rakacolli gjatë njoftimit të sotëm për shtyp.

No comments:

Post a Comment