Thursday, April 23, 2020

OBSH: Situatë shqetësuese në vendet ku COVID-19 është në fazat e para të përhapjes

Gjatë një deklarate për shtyp ditën e djeshme, kreu i OBSH-së u shpeh se situata është shqetësuese edhe në vendet ku pandemia COVID-19 është në fazat e saj të para të përhapjes, siç është Afrika dhe Amerika e Jugut.

“Shohim trende të ndryshëm në rajone të ndryshme të botës. Shumica e pandemive në vendet e Europës ka filluar të ulet në numër dhe gjendja po stabilizohet. Edhe pse shifrat janë të ulëta, po shohim një trend në rritje në Afrikë, Amerikë të Jugut dhe në Europën Lindore. Shumica e vendeve janë ende në fazat e para të epidemive dhe disa prej tyre që janë prekur në fillim tani po vërejnë një rritje të re të rasteve të të infektuarve. Mos gaboni, kemi ende rrugë të gjatë para nesh. Ky virus do të qëndrojë me ne për një kohë të gjatë.”

Gjatë konferencës foli edhe eksperti i emergjencave, doktor Majk Rajan, i cili deklaroi se është e rëndësishme të kuptohej origjina shtazore e koronavirusit, e cila u transmetua tek njeriu duke thyer kufijtë midis specieve, pasi kjo mund të ndodhë sërish në të ardhmen.

OBSH është e gatshme të punojë ngushtësisht me organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe Organizatën Botërore të Shëndetit të Kafshëve për të kryer një hetim mbi origjinën shtazore të virusit, teksa i kanë ofruar asistencë edhe qeverisë kineze.

No comments:

Post a Comment