Wednesday, April 22, 2020

Britani/ Vaksina kundër COVID-19, këtë javë nis testimi në njerëz

Qeveria do t’u japë shkencëtarëve një fond shtesë prej 20 milion paund për të ndihmuar Task-Forcën gjatë testimeve, dhe një tjetër fond shtesë prej 22.5 milion paund për projektin e Imperial College London.

Vaksina e Oksfordit, e njohur si ChAdOx1 nCoV-19 do të testohet tek të paktën 510 persona nga 1,112, dhe ata do të jenë të moshës 18 deri në 55 vjeç. Vullnetarët po rekruton në Londër, Bristol, Oxford dhe Southampton.

Pasi vaksina të jetë e gatshme për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar, me siguri do t’i jepej atij grupi të cilët ekspertët e shëndetit publik e quajnë “popullatë kryesore” – pra stafit të shëndetësisë, grupeve më vulnerabël dhe kontakteve me pacientëve të prekur – përpara se të zhvillohet programi mbarëkombëtar i vaksinimit.

Krahas zhvillimit të vaksinave, mjekët po testojnë ilaçet ekzistuese për viruse të tilla si Ebola, malarja dhe HIVAIDS. Rezultatet e hershme duken premtuese, por, deri sa të përfundohen studimet e plota klinike, mjekët nuk mund të jenë të sigurt se ilaçet janë efektive.

Më 14 Prill u raportua se, GSK dhe Sanofi gjithashtu janë bashkuar për të zhvilluar një vaksinë kundër koronavirus, dhe planifikojnë të kenë një të gatshme për testim deri në fund të vitit 2020.

No comments:

Post a Comment