Thursday, April 23, 2020

Shkon në 630 numri i të infektuar në Kosovë, 138 të shëruar, 18 persona kanë humbur jetën

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHP) ka konfirmuar mbrëmë vonë edhe 26 raste të prekura me koronavirusin e ri në 24 orët e fundit në Kosovë, pas kryerjes së testimit të 172 mostrave. Marrë parasysh të dhënat e fundit, në Kosovë me këtë virus tashmë janë infektuar gjithsej 630 persona, derisa numri i të shëruarve ka arritur në 138, ndërsa janë 18 persona që kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

26 raste të reja me koronavirus janë regjistruar të mërkurën, duke e ngritur në 630 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, që në të njëjtën kohë ka raportuar edhe për dhjetë të shëruar.

Ky Institut, përmes një njoftimi ka thënë se rastet pozitive janë raste kontakti.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, tetë (8) raste nga komuna e Kamenicës (sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste Poliçkë dhe dy (2) raste Hodonoc), katër (4) raste nga komuna e Istogut (sipas vendbanimit: dy (2) raste Kërninë, një (1) rast Istog dhe një (1) rast Prekallë), katër (4) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Vitomiricë, një (1) rast Lutogllavë, një (1) rast Nabërgjan, dhe një (1) rast Pejë), katër (4) raste me vendbanim Stubëll-Viti, tre (3) raste me vendbanim në Ferizaj dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prizren, Godanc i epërm-Shtime dhe Zveçan”, shkruan në njoftim.

Ndërkohë, IKSHPK ka njoftuar edhe për dhjetë të shëruar, gjë që e çon në 138 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

“…janë shëruar edhe dhjetë (10) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e tridhjetë e tetë (138) raste”.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 6.949 kontakte të rasteve.

No comments:

Post a Comment