Thursday, April 23, 2020

Kryeinfermierja e Pediatrisë në QSUT, rezulton pozitive me koronavirus

Kryeinfermierja e Pediatrisë, në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë, ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Kryeinfermierja, e cila ushtron detyrën në spitalin e fëmijëve, ka bërë që edhe kolegët e saj të thirren për të bërë tamponin, për të zbuluar nëse iu është transmetuar virusi.

Paraprakisht bëhet me dije se kryeinfermierja është infektuar teksa ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të gjyshit në Burrel.

Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik, për të zbuluar deri ku shkon zinxhiri i infektimeve.

Burimi: NOA

No comments:

Post a Comment