Friday, April 24, 2020

58% e të prekurve me COVID-19 janë shëruar, ja gjendja e pacientëve të shtruar në spital

Deri tani, 58% e të prekurve me koronavirus në vendin tonë janë shëruar. Lajmi u bë i ditur gjatë përditësimit të të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga specialistja e ISHP-së, Eugena Tomini. Kjo e fundit theksoi se vijon të jetë i qëndrueshëm numri i të shtruarve në spital.

Aktualisht në vendin tonë 257 ose 41.9% e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 38 pacientë.”, deklaroi Tomini.

No comments:

Post a Comment