Thursday, April 23, 2020

Edhe 5 infermierë të shëruar, 47 mjekë dhe infermierë e kanë fituar betejën me COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se edhe 5 infermierë, prej të cilëve, 4 në Kukës dhe 1 në Fier janë shëruar nga COVID-19, pas testit të kryer në laboratorin e virologjisë në ISHP. Në total deri tani janë shëruar 47 personel shëndetësor, ndërsa 385 qytetarë janë të shëruar deri tani.

Edhe 5 infermierë në Kukës dhe Fier janë shëruar nga #COVID19, mes 29 të shëruarve të 24 orëve të fundit.

Janë 47 personel shëndetësor të shëruar nga COVID-19.

Deri tani janë 385 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19 dhe numri i të shëruarve vijon të jetë më i lartë se i të prekurve aktualë, një tendencë që vijon pa luhatje prej më shumë se 10 ditësh”, shkruan ministrja.

No comments:

Post a Comment