Thursday, April 23, 2020

Kuvendi miraton shtyrjen deri më 23 qershor të Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore

Është miratuar vendimi për shtyrjen e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore për shkak të Covid-19 deri më 23 Qershor 2020.

Mazhoranca dhe opozita parlamentare kanë grumbulluar 91 votat për miratimin e këtij vendimi, ndërsa 5 deputetë kanë votuar kundër dhe 3 kanë abstenuar.

Projektvendimi ka për objektiv garantimin e sigurisë së jetës së popullatës për shkak të përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Sipas relacionit të qeverisë, vendi ndodhet në një situatë të kontrolluar, por është shumë e rëndësishme që qytetarët të vijojnë respektimin e masave për distancimin social.

No comments:

Post a Comment