Thursday, April 23, 2020

Shkon në 19 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë, ndërron jetë një 53-vjeçar nga Prizreni

Një tjetër person ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në Kosovë. Bëhet fjalë për një 53-vjeçar nga Prizreni. Lajmin e ka bërë të ditur Klinika Infektive në vend.

“Klinika Infektive njofton se, sot në orët e pasdites, në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacienti K. Q. (1967) nga Komuna e Prizrenit. Pacienti ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtine më 13.04.2020 dhe që nga fillimi ka qenë në gjendje shumë të rënde dhe në përkujdesje intensive”, thuhet në njoftim.

Sipas asaj që thuhet në njoftim, i sëmuri ka pasu nderlikime shëndetësore të shkaktuara nga Covid -19, të cilat pavarësisht pëprpjekjeve të mjekëve, bënë që pacienti të ndërronte jetë.

Numri i viktimave nga koronavirusi në vend është rritur në 19.

No comments:

Post a Comment