Thursday, April 30, 2020

Fundjava në izolim, por me disa lëshime për pensionistët dhe prindërit me fëmijë; Të shtunën hapur edhe ushqimoret dhe farmacitë

Fundjava do të jetë sërish në izolim, por me disa lëshime për pensionistët dhe prindërit me fëmijë në fasha orare të përcaktuara. Kryeministri Rama njofton se të shtunën do të lejohen të hapura edhe ushqimoret dhe farmacitë.

  • Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, pensionistët do të lejohen të dalin lirisht deri në orën 10.00
  • Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare
  • Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11.00 deri në orën 17.30
  • Të shtunën 2 maj do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30
  • Të dielën të gjitha mbyllur
  • Gjatë të shtunës 2 maj dhe të dielës 3 maj do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private
  • Kujdes! Nga sjellja e duhur në distancimin social dhe zbatimi i rregullit bazë të mosgrumbullimit jashtë qelizës familjare gjatë fashës orare të lëvizjes këtë fundjavë, varet ecuria e mëtejshme pozitive e kësaj lufte deri këtu të zhvilluar shkëlqyeshëm, po edhe vendimmarrja jonë për më tej

*Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, do t’ju informojë sot planin e hapjes së mëtejshme deri në 18 maj

Pëllumb Pipero: Shqipëria ka hyrë në fazën përmbyllëse të COVID-19, vaksina mund të jetë gati në vjeshtë

Mjeku infeksionist mjaft i njohur për shqiptarët, Pëllumb Pipero, ka folur gjatë dhe me detaje në “Ilva Now” në lidhje me përhapjen e sëmundjes së coronavirus në Shqipëri. Teksa u shpreh se gjatë majit do të ketë raste sporadike të të shtruarve në spital, Mjeku Pipero foli edhe për ecurinë e shpikjes së vaksinës.

Mjeku theksoi se nëse puna kërkimore dhe testuese do vijojë me këto ritme, shkenca shumë shpejt do ta ketë gati vaksinën duke mos përjashtuar si mundësi fillimin e vjeshtës.

“Fakti që vaksina po bën aplikimin në vullnetarë është një lajm i mirë. Unë mendoj se në fillim të kësaj vjeshte, të gjitha gjasat janë që të kemi një vaksinë”, tha Pipero.

Në lidhje me mendimet se nikotina krijon një mburojë ndaj sëmundjes së COVID-19, Pëllumb Pipero e shpjegoi si vijon: “Përgjithësisht në këtë situatë ka pasur shumë mendime dhe shumë studime. Ka zëra pro dhe kundër, ndërkohë unë jam referuar disa studimeve të ardhura nga Kina, të cilat kanë dëshmuar se duhanpirësit kanë qenë më të prekur dhe e kanë kaluar më rëndë sëmundjen. Nuk besoj se është e vërtetë”, u shpreh ai.

Mjeku theksoi gjithashtu se nuk përjashtohet që të ketë një valë të dytë të COVID-19. Ai u shpreh se Shqipëria ka hyrë tashmë në fazën përmbyllëse të pandemisë, e cila sipas tij, do të jetë më e gjatë, por jo aq agresive sa fillimi i saj.

“Nuk përjashtohet një valë e dytë e kësaj pandemie në vjeshtë apo në dimër. Ne jemi në gjysmën e dytë të pandemisë, kjo do të jetë më e gjatë, por më e qetë. Unë mendoj se kemi hyrë në fazën përmbyllëse të kësaj epidemie në vendin tonë. Epidemia quhet e përmbyllur, kur nga rasti i fundit kalohet një muaj pa u regjistruar asnjë rast”, shtoi Pipero.

Vend pune GAZETAR

Shoqata “Together for Life” kërkon të punësojë një gazetar për çështjet sociale.

Detyrat
– Ndjek ngjarjet e përditshme në terren
– Shkruan dhe përgatit lajmet për botim;
– Është përgjegjës për burimin e informacionit dhe zhvillimin e lajmit;
– Kontribuon në planifikimin dhe mbulimin e ngjarjeve;
– Përzgjedh materialet e duhura për publikim;
– Rishkruan dhe korrigjon lajmet sipas kërkesës së eprorit;
– Zhvillon intervista në terren;
– Grumbullon njohuri të specializuara sipas nevojës;

Kushtet
– Të ketë mbaruar studimet universitare;
– Së paku dy vjet përvojë pune në punë të ngjashme;
– Të ketë njohuri të mira të drejtshkrimit të gjuhës shqipe;
– Të ketë njohuri të mira të punës në kompjuter;
– Njohja e mirë e gjuhës angleze apo një gjuhe tjetër përbën avantazh;
– Të ketë aftësi për të punuar nën presion dhe si pjesë e ekipit;
– Të ketë përkushtim ndaj punës së kryer dhe të jetë i/e aftë të punojë me vetëiniciativë;

Të interesuarit të dërgojnë CV në info@togetherforlife.org.al

Adresa: Rruga «Brigada VIII», pallati jeshil Tekno-Projekt, shk 2, ap.14.

A ka të prekur në call center? Ministria e Shëndetësisë jep detaje për fasoneritë

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje lidhur me kategoritë e prekura nga koronavirusi në vendin tonë. Ajo deklaron se deri tani nuk ka asnjë të prekur me koronavirus në Call Center, ndërsa nuk ka gazetarë të tjerë të infektuar përveç rastit të raportuar pak ditë më parë.

Sa ka shkuar numri i gazetarëve të prekur?

Nga raportimi i fundit nuk kemi ndryshime.

A ka të prekur në kompanitë call center dhe nëse po sa?

Nuk na rezulton të kemi raste pozitive.

Ku janë fasoneritë me të prekur?

Nga hetimi epidemologjik, shpërthimi lidhet me fasoneritë e Krujës dhe më pas është bërë gjurmimi i kontakteve.

COVID-19/ “Askush të mos e mendojë si grip”

“Nuk mundesh me i thënë se është grip se atëherë mendonim kishim një grip dhe e kalonim lehtë”.

Janë fjalët e dikujt që sapo ka kaluar COVID-19. Drania, kjo 57-vjeçare nga Shkodra, ka qëndruar 12 ditë në terapi intensive.

“Dhimbje muskujsh shumë dhe dhimbje koke të paimagjinueshme, sa 10-12 ditë nuk kam fjetur, s’kam ngrënë fare”.

10 ditë ka qëndruar në shtëpi me temperaturë e simptoma të tjera. Pastaj frymëmarrja i është rënduar shumë. Kur u dërgua në Infektiv, u klasifikua si një nga rastet e rënda. Veç vështirësive që kaloi, ajo çfarë i ka mbetur ndërmend është kujdesi i mjekëve dhe infermierëve në një situatë të pazakontë.

“Mjekët dhe infermirët të gjithë në këmbë, kur vendosin serumet dhe më merrnin analizat e gjakut, une ju a ndjeja frymëmarrjen dhe thosha këto e kanë më të vështirë se timen që jam t’u bë kura, dhe nga teshta ju a ndjeja se ju kullonte djersa dhe ashtu bridhnin vrap nëpër korridore, tamam janë heronj për mua, ditë e natë i kam parë me ato kepucë të rënda që mezi i mbanin”.

Thotë se është treguar tepër e kujdesshme për t’u ruajtur nga virusi. Asnjë tjetër në familje nuk është i prekur. Dhe ende nuk e di se si u infektua.

“Kam pasur maskë gjithmonë e doreza,  jam ruajtur edhe vetë nuk e di nga më ka ardh, nuk e besoj nuk e di nga më ka ardh”.

57-vjeçarja është një nga 24 personat që kanë fituar betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit. Por edhe pas daljes nga Infektivi, ajo do te qëndrojë e izoluar në shtëpinë e saj edhe për 14 dite.

Dhe premton se tani do të jetë edhe më e kujdesshme, sepse e ka provuar që Covid-19 nuk është një grip i zakonshëm, siç e mendojnë jo pak njerëz.

Burimi: Tv Klan

Vend pune GAZETAR

Shoqata “Together for Life” kërkon të punësojë një gazetar për çështjet sociale.

Detyrat
– Ndjek ngjarjet e përditshme në terren
– Shkruan dhe përgatit lajmet për botim;
– Është përgjegjës për burimin e informacionit dhe zhvillimin e lajmit;
– Kontribuon në planifikimin dhe mbulimin e ngjarjeve;
– Përzgjedh materialet e duhura për publikim;
– Rishkruan dhe korrigjon lajmet sipas kërkesës së eprorit;
– Zhvillon intervista në terren;
– Grumbullon njohuri të specializuara sipas nevojës;

Kushtet
– Të ketë mbaruar studimet universitare;
– Së paku dy vjet përvojë pune në punë të ngjashme;
– Të ketë njohuri të mira të drejtshkrimit të gjuhës shqipe;
– Të ketë njohuri të mira të punës në kompjuter;
– Njohja e mirë e gjuhës angleze apo një gjuhe tjetër përbën avantazh;
– Të ketë aftësi për të punuar nën presion dhe si pjesë e ekipit;
– Të ketë përkushtim ndaj punës së kryer dhe të jetë i/e aftë të punojë me vetëiniciativë;

Të interesuarit të dërgojnë CV në info@togetherforlife.org.al

Adresa: Rruga «Brigada VIII», pallati jeshil Tekno-Projekt, shk 2, ap.14.

‘Më tepër se 100 vatra familjare’, Manastirliu në Kuvend: Rihapja e kujdesshme, jemi ende në fazë aktive të epidemisë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë fjkalës së mbajtur sot në kuvendin re Shqipërisë tha se aktualisht në vendin tonë janë 272 persona aktivë të prekur nga COVID-19.

“Jemi ende në një fazë aktive të epidemisë, ku aktualisht kemi 272 persona aktivë të prekur nga COVID-19 dhe po bëhet një punë shumë e madhe për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksioni”, tha ajo.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ministrja Manastirliu deklaroi se do të tregohemi shumë të kujdesshëm për fazat e rihapjes.

“Jemi drejt një strategjie rihapjeje, por jemi duke u treguar shumë të kujdesshëm. Duhet të vijojnë të respektohen masat e distancimit fizik të cilat deri më sot kanë dhënë rezultat për të mos pasur një incidencë të lartë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se janë 773 raste pozitive me COVID19, prej tyre 60% janë të shëruar.

“Sot konstatojmë shpërthime në vatra familjare, janë më shumë se 100 vatra dhe po bëhet një punë e madhe për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit. Është një punë shumë e madhe që po bëhet nga mjekët, infermierët, epidemiologët në terren”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë than ë Kuvend se hapja e një seri biznesesh në fillimin e kësaj jave është pjesë e strategjisë së rihapjes, për të vlerësuar situatën për dy javët që pasojnë.

MSH: Numri i të shëruarve nga COVID-19 dy herë më i lartë se të infektuarit aktivë

Gjatë 24 orëve në vendin tonë  janë identifikuar 7 raste të reja me COVID-19, të cilët janë të shpërndarë; Tiranë 2 raste, Krujë 3, Shkodër 2. Ndërkohë numri i personave që kanë mundu të shërohen në 24 orët e fundit është 1.

Në komunikimin e përditshëm me publikun, dr. Marjeta Dervishi, nga Instituti i Shëndetit Publik tha se sot rezulton se numri i pacientëve të shëruar është dyfish më i lartë se i qytetarëve që janë prekur nga ky virus.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 470.

Aktualisht në vendin tonë janë 272 pacientët aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve vazhdon të jetë më i lartë prej më shumë se dy javësh”, tha ajo.

Korça del nga harta COVID, shërohen të gjithë të prekurit

Korça ka dalë nga harta COVID. Siç njofton ISHP në qytetin e Korçës duke filluar nga sot nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus.

Të 19 të prekurit rezultojnë të gjthë të shëruar duke e bërë Korçën qytetin e radhës që del nga harta COVID bashkë me Lezhën, Rrogozhinën, Tropojën dhe Mallakastrën, të cilat gjithashtu nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus.

Gjatë ditës së sotme, ISHP njoftoi për 7 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 773 numrin total të rasteve që nga data 9 mars. Nga këta, 272 persona janë ende të sëmurë aktivë, kurse pjesa tjetër rezultojnë të shëruar.

Konfirmohen vetëm 7 raste me koronavirus në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e 24 orëve të fundit të koronavirusit, ku kanë rezultuar pozitivë 7 qytetarë, duke e çuar në 773 numrin total të të infektuarve në Shqipëri.

Sipas MSH, sot numri i të shëruarve është dyfish më i lartë se i të infektuarve, ku aktualisht janë të infektuar aktivë 272 persona, ndërsa kanë fituar betejën me virusin 470 të tjerë.

Ndërkohë, 7 rastet e reja pozitive janë 3 në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër.

Deklarata e plotë e Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik:

Si çdo ditë, ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve nga COVID 19 ku sot rezulton se numri i pacientëve të shëruar është dyfish më i lartë se i qytetarëve që janë prekur nga ky virus.  Nga rezultatet e testimeve në 24 orët e fundit janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 3 raste janë në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 persona të dyshuar me COVID-19.  Deri në këto momente janë testuar 8253 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 773 raste. Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 470.
Aktualisht në vendin tonë janë 272 pacientët aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve vazhdon të jetë më i lartë prej më shumë se dy javësh.

Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.  Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 1 pacientë është në terapi intensive në gjendje më të rënduar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive dhe e shërimeve, është si vijon:
Bashkia Të prekur Të shëruar
Tiranë 320 207
Shkodër 110 74
Krujë 105 11
Durrës 42 38
Fier 37 32

Kurbin 31 3
Korçë 19 19
Elbasan 18 15
Kukës 18 10
Lezhë 14 14
Has 14 12
Kavajë 9 9
Lushnje 7 4
Vlorë 5 4
Pukë 5 4
Mirditë 5 3
Rrogozhinë 4 4
Tropojë 4 4
Berat 4 2
Mallakastër 1 1
Mat 1

Pavarësisht luhatjeve të të dhënave ditore situata vazhdon të jetë e kontrolluar. Tregues për këtë janë numri i qëndrueshëm i shtrimeve në spitale dhe numri i ulët i pacientëve që kanë pasur nevojë për frymarrje të drejtuar.
Në kushtet e lehtësimit të disa masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.

Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Ministrja Manastirliu nga Kuvendi: 7 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 7 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë. Shifrat e përditësuara u bënë të ditura nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në Parlament.

Numri total i të infektuarve në Shqipëri është 773 persona, nga 766 që ishin një ditë më parë, duke u shtuar kështu me 7 raste të reja.

Ne sot kemi rreth 272 persona të cilët janë aktivë, pra ndër 773 raste pozitive të diagnostikuara me COVID-19, 470 prej tyre rezultojnë të shëruar. Do të thotë që jemi ende në një fazë aktive të epidemisë, pavarësisht se jemi duke bërë atë përpjekje madhore në raport me hetimin agresiv kudo ku ka vatra të hapura të epidemisë. Sot konstatojmë rreth 100 vatra aktive në gjithë Shqipërinë, kryesisht vatra familjare dhe vatra në punë. Por ajo çka jemi duke bërë në territor është një hulumtim, një gjurmim epidemiologjik i cili po bëhet pa ndërprerje në 24 orë të ditës në mënyrë që të kemi mundësi të ndërpresim zinxhirin e infeksionit duke izoluar sa më shumë kontakte të mundshme.

Kjo është një punë shumë e madhe që ndoshta nuk arrihet do të shquhet nga të tërë dhe të vlerësohet nga të tërë, por puna që po bën gjithë sistemi epidemilogjik parësor në ndjekjen e rasteve aktive, gjithashtu në frontin e parë në spitalet Covid, është një punë fantastike e mjekëve, infermierëve, epidemilogëve dhe sistemit të Urgjencës Kombëtare, që treguan edhe njëherë se janë në lartësinë e detyrës dhe po bëjnë maksimumin për t’ja dalë edhe në këtë situatë ku jo të gjithë ja kanë dalë me sukses”, u shpreh ministrja Manastirliu.

”Asnjë pacient me respirator”, Rama: Numër goxha i ulët në spitale, vetëm 7 janë në reanimacion

Kryeministri Edi Rama thotë se numri i pacientëve në spitalet COVID është shumë i ulet, vetëm 35 madje asnjë prej tyre nuk është në respirator kurse 7 në reanimacion.

Ndërkohë Rama thotë se maturantët e kanë të domosdoshme të rikthehen në shkolla kurse të tjerët do e mbyllin vitin shkollor me notat që kanë pasur para mbylljes së shkollave prej pandemisë.

”Dua të bëj një përmbledhje. është me shumë rëndësi që e gjithë kjo përpjekje, sakrificë, stres që na ka krijuar një situatë krejt të befasishme në fund të ditës vlerësohet me rezultatin që na jep në vijën e zjarrit. Aty ku bëhet përballja e madhe për të mbrojtur jetë.

Në spitalet që janë të përgatitura për të luftuar me armikun. 35 pacientë gjithsej, numër goxha i ulët me kërcënimin potencial.
Vetëm 7 në reanimacion që u uroj me gjithë zemër të kalojnë këtë sfidë. Më e rëndësishmja nuk kemi asnjë pacient në respirator. Në atë momentin më të vështirë.

Kemi dhënë dje vendimin përmes ministres së arsimit lidhur me shkollat. Nga të gjitha vlerësimet e bëra por duke parë dhe vendet e tjera ne kemi arritur në konkluzionin që më 18 maj të çelim mësimin vetëm për maturantët. E kanë të domosdoshme. Të tjetrët të gjithë do kalojnë në vitin e ardhshëm shkollor me notat që kanë pasur para se të mbyllej shkolla.
Nga ana tjetër kemi një kthim masiv në punë. Të shumë kategorive dhe individëve. Një pjesë janë dhe individë që kanë marrë pagën e luftës. Do të vazhdojnë ta marrin. Sidoqoftë ne besojmë që është e rëndësishme të jemi bashkë dhe pranë njerëzve që janë goditur të ardhurat. ”- tha Rama.

799 të infektuar, 249 të shëruar dhe 22 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka konfirmuar mbrëmë vonë edhe për nëntë raste të prekura me koronavirusin e ri në 24 orët e fundit në Kosovë, pas kryerjes së testimit të 225 mostrave. Por, edhe dje sipas asaj që ka njoftuar IKSHP,  numri i të shëruarve ka qenë më i madh se i të infektuarve, pasi janë 17 të shëruar.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se 17 qytetarë të Kosovës të cilët ishin të infektuar me COVID-19, janë shëruar, ndërsa vetëm 9 kanë rezultuar pozitivë.

Këto raste pozitive të cilat kanë dalur sot, janë nga 225 mostra të testuara.

“ Dita e tretë me radhë kur ne të gjithë po i marrim rezultatet e angazhimit të përbashkët. Sot kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, 17 qytetarë tanët. Ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Ju falemnderit për besimin, bashkëpunimin e solidaritetin! Faleminderit personelit shëndetësor, policëve, zjarrëfiksëve, kryetarëve të komunave, administratës, pastruesëve dhe të gjithëve të angazhuar në këtë betejë të përbashkët! Vazhdojmë së bashku, me kujdes dhe vëmendje!”, shkruan Vitia.

Kurse, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka dhënë detaje në lidhje me vendet nga ku vijnë nëntë personat që sot u konfirmuan pozitiv me COVID-19.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prizrenit: 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prizren), Komuna e Malishevës: 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Lladrovc), dhe nga 1 rast vendbanimet: Sallagrazhdë-Suharekë dhe Rahovec”, thuhet në komunikatë.

Postimi i plotë i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë

Sot më 29 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 225 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej tetë (9) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prizrenit: 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prizren), Komuna e Malishevës: 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Lladrovc), dhe nga 1 rast vendbanimet: Sallagrazhdë-Suharekë dhe Rahovec.

Sot më 29 prill 2020, janë shëruar edhe shtatëmbëdhjetë (17) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e katërdhjetë e nëntë (249) raste.

Nga data 08 shkurt deri më 29 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 7.180 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej shtatëqind e nëntëdhjetë e nëntë (799) raste, ndërsa gjithsej njëzet (22) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 29 prill 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 3.188.596 raste të COVID-19 dhe 225.615 raste të vdekjes.

Covid-19, përfundojnë misionin në Itali 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë

Përfundon misionin grupi i parë i 10 mjekëve dhe 20 infermierëve shqiptarë të cilët shërbyen në spitalet e rajonit të  Lombardisë në ndihmë të kolegëve të tyre italianë për përballimin e situatës me Covid-19.

Ata do të rikthehen tashmë në Shqipëri pranë familjarëve të tyre.

Para nisjes drejt Shqipërisë ata kanë shkrepur dhe një foto ndërsa në duar mbajnë flamurin shqiptar, atë italian dhe flamurin e rajonit të Lombardisë.

Grupi me 30 mjekë dhe infermierë u nisën  drejt Italisë me 28 mars dhe dy ditë më vonë, me 31 mars ata filluan punës.

Në rajonin e Lombardisë aktualisht numri i pacientëve në terapi intesive është 634 dhe 7120 janë të shtruar në struktura spitalore.

Në 24 orët e fundit, në Lombardi u regjistruan 106 viktima dhe 786 raste pozitive me COVID-19.

Aktualisht në Itali ndodhet grupi i dytë i ekipit mjekësor shqiptar, me 60 mjekë dhe infermierë.

Wednesday, April 29, 2020

Shkon në 31 numri i viktimave nga Koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar edhe një viktimë që lidhet me CoVid-19 në vendin tonë, duke e çuar numrin e të vdekurve në 31.

Një pacient 71-vjeçar, i konfirmuar me COVID19, në gjendje të rëndë prej 1 muaji, me insuficiencë respiratore akute, ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme.

Pacienti 71-vjeçar me inicialet B.S., nga Shkodra, me pneumoni bilaterale, që vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese diabet, insuficiencë kardiake, hipertension, anemi kronike, megjithë asistencën e specializuar mjekësore në reanimacionin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, nuk arriti të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerit dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

31 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore të spitaleve COVID.

COVID-19/ Raporti i testimeve në rajon dhe botë, si renditet Shqipëria

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur rekorde të zeza në lidhje me koronavirusin. Atje janë shënuar mbi 59 mijë viktima nga Covid-19, ndërsa janë infektuar mbi 1 milion të tjerë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajnë një të tretën e të gjithë infektimeve në botë.

Por Amerika mban një rekord pozitiv kur vjen puna tek testimet. Atje numërohen rreth 6 milionë qytetarë që janë testuar për Covid-19, 17 885 të testuar për 1 milion banorë. SHBA-të pritet të shtojnë akoma më shumë testimet në ditët në vijim.

Si renditen shtetet e tjera?

Pas SHBA-ve vjen Rusia. Sipas të dhënave në Worldometer, vendi lindor ka mbi 3.3 milionë të testuar në total ose mbi 22 mijë të testuar për 1 milion banorë. Gjermania ka testuar deri më tani mbi 2 milionë qytetarë, ndërsa numëron mbi 6 mijë të vdekur, më pak se vendet e tjera europiane.

Spanja dhe Italia, dy vende shumë të prekura nga koronavirusi, numërojnë përkatësisht 1.3 milionë dhe 1.8 milionë të testuar. Italia ka testuar më shumë se Spanja pasi krahasuar me 1 mln banorë, shteti apenin ka 30 547 të testuar, ndërsa shteti iberik mbi 28 mijë.

Numër më të ulët testimesh në Europë kanë Franca me 463 mijë dhe Britania me 763 mijë. Franca ka kryer 7 103 teste për 1 milion banorë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar 11 245.

Po vendet e rajonit tonë?

Vendi ynë deri më tani ka 766 të infektuar nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën se në total janë testuar 8 028 raste të dyshuara.

Në vendin fqinj të Malit të Zi janë testuar 6 864 raste. Maqedonia e Veriut ka testuar 15 771 persona të dyshuar në total.

Kosova ka testuar 6 955 mostra të dyshuara, ndërsa Serbia ka analizuar 73 363 persona të dyshuar. Numër të lartë testimesh ka Greqia. Atje janë testuar rreth 70 000 raste të dyshuara në total dhe ka vetëm 2 566 të konfirmuar me sëmundjen.

Sipas të dhënave, Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve për 1 milion banorë. Worldometer llogarit, se Shqipëria ka 2 696 të testuar për 1 milion banorë. Vendin tonë e ndjek Greqia me 6 700 të testuar për 1 milion banorë.

Maqedonia ka 7 570 të testuar për 1 milion qytetarë, ndërsa Serbia 8 396 për 1 milionë banorë. Numrin më të lartë të testimeve në rajon e ka Mali i Zi me 10 929 të testuar për 1 milion banorë.

/tvklan.al

“Kam dy fëmijë”/ Përloten mjekët e Infektivit: Kemi 2 muaj që nuk takojmë familjarët!

Pas një dite të gjatë, kur dalin nga dera e infektivit, pasi kanë hequr veshjet, janë dezinfektuar, këtyre grave dhe burrave u duhet të përballen me familjet e tyre . Frika se ndoshta mund ti infektojnë,i ka detyruar që të ndahen nga fëmijët, të ruajnë distancë me ta.

Unë kam një vajzë një vjeç e gjysmë dhe një djalë 10 vjeç. Kontakti me djalin është më thjeshtë sepse mjafton që të mos përqafohemi edhe pse duket e çuditshme që të mos përqafosh fëmijën. Por kjo është më e pakta kur të duhet edhe të mos i shohësh fare apo mos ti kesh afër fare. Ashtu si vajza e ka të pamundur të më qëndrojë larg, ajo është në momentin që eksploron sytë hundën gojën dhe është e pamundur që ta mbash larg. Pastaj prindërit e mi jetojnë me mua dhe transmetueshmëria nëpërmjet saj është më e madhe. Kështu dhe unë dhe im shoq, dhe ai është mjek dhe jemi detyruar të largohemi nga shtëpia”, tregon Nevila Gjermeni, mjeke infeksioniste.

Ishte pak e vështirë, unë kam dy fëmijë , bashkëshortin dhe ne bëmë një ndarje në familje duke mos kontaktuar. Ata ishin shumë të emocionuar, më thoshin mami bëj kujdes, çfarë duhet të bëjmë të vijmë te dhoma të të bëjmë diçka …ka qenë goxha emocionuese edhe kjo pjesë. Kemi patur edhe ne emocionet tona , kemi patur emocione aq të forta saqë kemi qarë në krahët e njëra-tjetrës , bashkë me doktoreshat…edhe tani e ndjej atë emocion se u ktheva mbrapsht”, Merita Sefa.

Eee këtu pastaj më fillon, është e vështirë nuk është e lehtë nuk është e lehtë . Është frika se mos sëmurësh familjarët e tu me thënë të drejtën por do kalojë”, tregon Prof. ASC Najada Çomo , shefe e sherbimit infektiv./ tch

 

 

Kanceri kolorektal, 5 fakte që duhet t’i dini

Kanceri kolorektal (kanceri i rektumit dhe zorrës së trashë) prek miliona meshkuj dhe femra në të gjithë botën.

Sa më herët të dallohet aq më i kurueshëm është.

  1. Kanceri i zorrës së trashë prek si meshkujt edhe femrat

Kanceri i zorrës së trashë është lloji më i shpeshtë i kancerit në meshkuj dhe i dyti tek femrat pas kancerit të gjirit.

2. Historia familjare është e rëndësishme

Njerëzit me një të afërm të gradës së parë (prind, motër, vëlla, fëmijë) të prekur nga kanceri i zorrës së trashë kanë dy deri në tre herë më shumë mundësi për ta zhvilluar këtë sëmundje.

  1. Mosha është faktori kryesor i riskut për kancerin e zorrës së trashë

90% e rasteve me kancer të zorrës së trashë shfaqen në burra dhe gra të moshës 50 vjeç apo më të vjetër, dhe risku për të zhvilluar këtë sëmundje rritet me moshën. Por, si shumë sëmundje kjo nuk është absolute, edhe njerëzit më të rinj mund të preken nga kanceri i zorrës së trashë.

  1. Ka shenja paralajmëruese, por ato nuk janë të hershme

Ashtu si kanceri i mushkërive dhe ai i qafës së mitrës, edhe kanceri i zorrës së trashë mund të jetë i vështirë të dallohet në fazat e hershme. Simptomat mund të përfshijnë: jashtëqitje të gjakosura, diarre, kapsllëk, dhimbje gazrash, fryrje, therje, humbje në peshë pa asnjë arsye, të vjella, lodhje etj.

  1. Stili i jetesës mund të ndikojë në kancerin e zorrës së trashë

Shumë faktorë të lidhur me stilin e jetesës mund të jenë të lidhur direkt me riskun për kancer të zorrës së trashë. Obeziteti jo vetëm që i rrit gjasat për t’u prekur nga ky kancer me 30% por gjithashtu rrit riskun dhe për komplikacione gjatë trajtimit. Duhanpirja rrit gjithashtu riskun për zhvillimin dhe vdekjen nga ky lloj kanceri.

Faktorë të tjerë risk përfshijnë konsumimin e tepërt të alkoolit, mungesën e aktivitetit fizik dhe dietën ushqimore me shumë mish të kuq dhe të procesuar.

Burimi: Mayo Clinic

Andi Koraqi: Një person që kaluar virusin mund të dalë negativ në testin serologjik

Mjeku Andi Koraqi ka folur në emisionin Abc-ja e mëngjesit lidhur me testet serologjike që tregojnë nëse një person e ka kaluar koronavirusin, për të kuptuar kështu nëse kemi arritur atë që quhet “imuniteti i tufës”.

Koraqi tha se ka raste kur testi edhe mund të gabojë sepse nëse një person që e ka kaluar virusin dhe testohet mund edhe të dalë negativ. Ndërsa shtoi se ende nuk është vërtetuar nëse ata që tashmë janë shëruar nga ky virus kanë fituar imunitet.

“Edhe unë nuk kam pse të jem i lumtur që e kam kaluar virusin pasi nuk e di nëse kam imunitet apo jo sepse nuk e dimë a mund të kthehet apo jo. Nëse një person bën testin serologjik dhe e ka kaluar virusin edhe mund të dalë negativ.

Ne nuk kemi kurrë një imunitet grupi dhe qëllimi i gjithë masave ka qenë që kurba të jetë e sheshtë. Ne kemi një javë që kemi nisur testimet serologjike dhe nuk kemi filluar analizimin e tyre.

Ne po testojmë grupet që janë me rrisk, punonjësit e shëndetësisë që kanë propabilitetin më të madh për të rënë në kontakt me virusin”, tha Koraqi.

Lidhur me gjetjen e një vaksine për koronavirusin, Koraqi tha se janë 40 laboratorë në botë që po punojnë për këtë, ndërsa me bindje theksoi se në rast se ajo do të dalë, virusi do të zhduket sepse zinxhiri i transmetimit do të ndërpritet.

“Në rast se vaksina del ndërpritet zinxhiri i transmetimit. Ndërpritet dhe infeksioni. Janë 40 laboratorë që janë në testim e sipër. Vaksina mund të prodhohet në shumë vende. Po të jetë e mundur mund të prodhohet edhe në Shqipëri“, u shpreh Koraqi.

Ja shenjat që tregojnë se mund të jeni duke vuajtur nga ankthi

Krahas ankthit normal të cilin e përjeton çdo njeri, ka edhe një lloj tjetër ankthi i cili konsiderohet si një nga armiqtë më të mëdhenj të shëndetit. Disa shenja që tregojnë se ju mund të jeni duke vuajtur nga ankthi janë:

Shqetësoheni shumë

Nëse shqetësoheni shumë dhe çdo ditë për çdo ngjarje që ju ndodh në jetën tuaj, me siguri ankthi i tepërt po jua shkakton këtë.

Kjo është një nga format më të përhapura të ankthit në botë dhe më problematikja.

Përfshin çdo lloj shqetësimi apo stresi që njerëzit kanë tendencën t’i krijojnë vetes në mënyrë të tepruar.

Problemet me gjumin

Problemet me gjumin apo zgjimi i shpeshtë gjatë natës lidhen si me anën fizike ashtu edhe me atë psikologjike.

Sa më të rënduar të ndiheni psikologjikisht aq më të mëdha do të jenë problemet që do të përjetoni me gjumin.

Ky problem është shqetësues nëse ju ndodh vazhdimisht për jave apo muaj me rradhë edhe nëse mund të jetë kthyer në normalitet.

Muskuj të tensionuar

Nëse i ndjeni muskujt vazhdimisht të tensionuar pa ndonjë arsye, mund të jetë një shenjë e çrregullimeve të ankthit.

Zakonisht personat që vuajnë nga ankthi kronik shtrëngojnë dhëmbët, nofullën dhe muskujt e fytyrës pjesën më të madhe të kohës.

Për këta persona kjo gjendje mund të kthehet edhe në normale, pas përjetimit shumë të gjatë e të shpeshtë.

Probleme me tretjen

Ankthi mund të fillojë nga mendja, po shpesh efektet i jep në organe të tjera të trupit.

Këtu futet edhe stomaku bashkë me të gjithë sistemin tretës.

Sistemi tretës është shumë i ndjeshëm ndaj stresit dhe ankthit, ndaj sa më të shpesh t’i përjetoni aq më shumë do të preket kjo pjesë e trupit tuaj.

Frika nga vendet publike

Kjo simptomë edhe ngushtë lidhur me psikologjinë e njeriut. Nuk ka lidhje me të qënurit të turpshëm apo të ndrojtur, por me një çrregullim të vërtetë ankthi.

Nëse keni kriza apo atake paniku sa herë që dilni në vende publike, për të folur apo jeni qendra e vëmendjes ankthi po jua shkakton këtë.

Në këto situata personat me çrregullime ankthi kanë tendencën të skuqen, dridhen apo të ndjejnë të përziera në stomak.

Ataket e panikut

Nëse ka diçka që e përshkruan ankthin bashkë me të gjithë ndjenjat që shkakton janë ataket e panikut.

Momentet kur ndjeni adrenalinë të lartë, rrahje zemre të shpeshta dhe shqetësim të vazhdueshëm pa asnjë arsye janë tipike.

Personat që përjetojnë shpesh atake paniku kanë shumë mundësi të diagnostikohen edhe me ankth.

Burimi: Healthline

Mjekja e infektivit: Numri i vogël i jetëve të humbura tregues i rëndësishëm, do dalim me sukses

Silvana Bala, mjeke në spitalin ‘Shefqet Ndroqi”  ka treguar përmes një videomesazhi të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ndjesitë që ka marrë përgjatë këtyre ditëve në shërbim të pacientëve të prekur nga koronavirusi.

Megjithatë ajo është optimiste teksa shprehet se nga kjo luftë do të dalim me sukses, duke përmendur numrin e vogël të jetëve të humbra si një indikacion të rëndëishëm për gjendjen ku ndodhet vendi ynë.

“Fillimisht u mendua se do ishte një valë e madhe pacientësh. Fatmirësisht masave të marra, kondicioneve të krijuara në spitalin tonë, kjo punë u përballua me sukses. Dhe them se do e përfundojmë me sukses.

Pse?! Më të vërtetë ne themi se e kemi fituar këtë betejë, por kemi ende punë për të bërë. Deri sa të dalim nga kondicionet e një spitali COVID. Puna jonë, e mjekëve, e infermierëve, e sanitareve, ka qenë në unitet të plotë. Ne jemi marrë me të sëmurë që kanë qenë në gjendje relativisht të qëndrueshme. Por dhe me të sëmurë në gjendje të rëndë klinike.

Kemi bërë për këta të sëmurë maksimumin tonë. Kemi zbatuar të gjitha protokollet e aprovuara nga OBSSH. Këto protokolle ishin të rrufeshme, të sakta, të komunikuara, qoftë për sëmundjen COVID-19, qoftë për komplikacionet e tyre si pneumonitë. Të sëmurët që konsideroheshin shumë të rëndë, kanë qenë në qendrat e trajtimit intensiv.

Disa kanë pasur nevojë për frymëmarrje të drejtuar. Numri i vogël i rasteve të jetëve të humbura është një indikacion shumë i rëndësishëm për luftën, për masat, për të gjitha protokollet e zbatuara nga personeli shëndetësor. I them një përshëndetje shumë të fuqishme, shokëve dhe shoqeve të mia, infermiereve dhe sanitarëve. Themi se do ta luftojmë luftën me sukses”, shprehet mjekja.

Vetëm 10% e të sëmurëve të shtruar: Si është gjendja e pacientëve dhe sa u shëruan

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 16 raste të reja duke e çuar në 766 numrin në total të të prekurve me koronavirus në vend.

Ndërkohë, lajmi i mirë është se 24 pacientë i janë janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar në 455 numrin e personave që e kanë fituar betejën me këtë smëundje.

Përfaqësuesja e ISHP, Eugena Tomini njoftoi se nga 281 pacinentët  aktivë vetëm 10% e tyre janë të shtruar në dy spitalet Covid.

Ndërsa rreth 90% e tyre janë në vetëizolim me simptomatë lehta ose janë pa simptoma dhe monitorohen në mënyrën sistematike nga mjeku i familjes.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 tështruar, ku 6 prej tyre janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar, 2 prej tyre janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë: 16 raste të reja me COVID-19, 766 në total

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 16 raste të reja me COVID-19 duke e çuar numrin total të tyre që nga fillimi i epidemisë në 766.

Vijon…

Konfirmohen 10 raste të tjera me koronavirus në Kosovë, shkon në 790 numri i të infektuarve

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 10 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri total i të infektuarve në vend shkon në 790.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia  ka bërë të ditur se gjatë të martës, 10 persona kanë rezultuar pozitivë për virusin korona në mesin e 250 mostrave të testuara gjithsej.

Brenda ditës janë shëruar edhe 31 persona të tjerë nga koronavirusi.

Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton:

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Kamenicës: 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Poliçkë), Komuna e Vitisë: 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ramjan), dhe nga 1 rast vendbanimet: Mollopolc-Shtime dhe Rahovec.

Europa po shkon drejt qetësisë, dy vende të tjera të goditura nga Covid-19 njoftojnë rihapjen

Europa e cila u godit nga një valë e rëndë si pasojë e pandemisë të shkaktuar nga koronavirusi duket se po shkon drejt përmirësimit. Lajmin e japin vetë shtetet respektive nëpërmjet planit të masave për rihapjen e vendit.

Kështu autoritet në Francë kanë njoftuar se po planifikojnë që rritjen e numrit të testimeve brenda një jave. Sipas mediave të huaja Franca do të nisë së shpejti që të kryejë të paktën 700,000 teste në javë, përfshirë të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me dikë me virus, pavarësisht nëse janë simptomatikë apo jo.

“Izolimi nuk është një ndëshkim apo sanksion, ai është një masë e mbrojtjes kolektive.”- ka thënë Kryeministri francez  Edouard Philippe, duke bërë thirrje për “sjelljen qytetare” të të gjithëve që të izolohen për 14 ditë nëse rezultojnë të infektuar nga Covid-19. Ai tha  se çerdhet dhe shkollat fillore do të rihapen më 11 maj, duke specifikuar edhe kriteret për këtë nismë.

“Një rihapje e kufizuar e shkollave të mesme do të fillojë më 18 maj”,-tha ai. Deri më tani në Francë janë shënuar mbi 23 mijë viktima si shkak i COVID-19 dhe mbi 165 mijë të infektuar, prej fillimit të shpërthimit të virusit.

Një tjetër vend europian po shkon drejt përmirësimt dhe ka filluar planet për rihapejn e vendit. Portugalia, një ndër vendet e prekura nga Covid-19 ka njoftuar se vendi do të dalë nga izolimi më datë 2 maji. Lajmi është bërë me dije nga Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa i cili ka njoftuar se gjendja e jashtëzakonshme në Portugali do të përfundojë më 2 maj,  ku vendi do të rinisë jetën me masa dhe rregullat e duhura për t’u mbrojtur nga Covid-19.

 

Mbi 3,1 milion të infektuar me Covid-19 në botë, 218 mijë viktima dhe 956 mijë të shëruar

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 3 milion, përkatësisht 3,138,989 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 218,013.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 59,266 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 27,359 viktima, Spanja me 23,822, Franca me 23,660 dhe Britania me 21,678.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,633.

Në Shqipëri janë shënuar 30 viktima dhe janë infektuar 750 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 956,094 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 1,9 milion raste aktive që presin të shërohen.

Tuesday, April 28, 2020

Mësimet e nxjerra nga COVID-19

Ndërsa mjekët amerikanë luftojnë një nga shpërthimet më të këqija në botë të COVID-19, disa po reflektojnë për atë që dëshironin të dinin kur filluan të luftojnë kundër pandemisë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Mariama Diallo njofton për mësimet e marra pasi vdekjet nga virusi në Shtetet e Bashkuara kaluan shifrën 56,000 sot.

Me SHBA që llogariten të kenë gati një të tretën e rasteve të koronavirusit në botë, disa mjekë amerikanë thonë se kanë mësuar shumë në vijat e para të betejës kundër sëmundjes.

Kjo përfshin një kuptim më të mirë se si të ndihmojnë pacientët që vijnë me nivel oksigjeni të ulët për shembull, thotë drejtori i departamentit të urgjencës së Spitalit Mount Sinai.

“Ajo që pamë fillimisht ishte se sapo dikush fillonte të merrte 6 litra oksigjen nga hunda, përkeqësohej gjithnjë e më shumë kështu që filluam të përdornim tubat. Tani po kuptojmë se duhet ndoshta diçka në mes, për disa pacientë funksionon më mirë niveli i lartë i oksigjenit nga hunda dhe për disa të tjerë vendosja e presionit të ajrit përmes tubave mund të jetë mënyrë më e mirë. Gjëja tjetër që kemi mësuar është se aktualisht mund t’i kthejmë pacientët përmbys”, thotë Jolion McGreevy.

Metoda e shtrimit të pacientëve me barkun poshtë ka qënë e suksesshme, shpjegon një tjetër mjeke kardiologe në repartin e emergjencës në qendrën mjekësore të Universitetit Kolumbia.

“Teoria është se mushkëritë janë si sfungjer, dhe nëse shtriheni në shpinë për një kohë shumë të gjatë, ai lloj graviteti i tërheq të gjitha sekrecionet dhe lëngjet bllokojnë pjesë të mushkërive. Kur i kthen pacientët me barkun poshtë, e çliron atë hapësirë para pjesës së bustit për të lejuar që mushkëritë të hapen dhe zgjerohen dhe të japin oksigjenim më të mirë. Dhe kjo funksionon”, thotë Jennifer Haythe.

Ajo thotë gjithashtu se spitalet nuk kishin pajisje kryesore, diçka që përjetuan edhe spitalet në Itali, Spanjë dhe pika të tjera të nxehta.

“Të gjithë do të donim, për të shpëtuar njerëzit, që kjo po vinte më parë. Mund të kishim mjetet në spitale dhe të menaxhonim pacientët. Mund të kishim mënjanuar grumbullimin në masë të njerëzve që erdhën njëherësh. Të kishim më shumë veshje mbrojtëse për mjekët dhe infermierët”, thotë mjekja.

Mjekja Anju Goel thotë se më e habitshme për të ka qenë mënyra se si virusi prek të moshuarit.

“Ajo që unë nuk e kuptova plotësisht ishte ashpërsia e sëmundjes tek pacientët e moshuar. Mund të kishim krijuar masa kontrolluese më kufizuese për të parandaluar ekspozimin ndaj këtij grupi dhe gjithashtu për të marrë trajtim shumë të hershëm për ta për të parandaluar komplikimet”.

Për shumicën e njerëzve, sëmundja shkakton simptoma të lehta, të tilla si ethe dhe kollë.

Për disa, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese, mund të shkaktojë sëmundje më të rëndë, përfshirë pneumoninë, dhe mund të çojë në vdekje./ VOA

Studentët shqiptarë në Itali dhe Gjemani dhurojnë 3500 maska dhe 50 veshje mbrojtëse për Infektivin

Një grup studentësh shqiptarë në Itali dhe në Gjermani kanë dhuruar pajisje mbrojtëse për mjekët në spitalin Infektiv ku janë të shtruar 27 persona.

Pavarësisht sasisë modeste të maskave dhe veshjeve mbrojtëse që u dhuruan, mjekët e QSUT vlerësuan nismën dhe falenderuan studentët.

Manastirliu: Shërohet rreth 90% e stafit mjekësore të prekur nga COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, me një shënim në rrjetin social Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se 1 mjeke dhe 2 infermiere janë shëruar nga COVID-19, pas testit konfirmues.

Sipas Manastirliut, 90% e stafit mjekësor i prekur nga COVID-19 janë tashmë plotësisht të shëruar. Në total deri tani janë shëruar 53 persona nga personeli shëndetësor.

“Më gëzon pa masë lajmi se gati 90% e stafit mjekësor i prekur nga COVID19 është plotësosht i shëruar nga ky armik i rrezikshëm.1️ mjeke dhe 2️ nfermiere janë shëruar nga #COVID19, mes 9 të shëruarve të 24 orëve të fundit””, shkruan Manastirliu.

Ministria e Shëndetësisë raportoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 14 raste me COVID-19, ndërsa numri total i të infektuarve ka shkuar në 750 persona.

Eksperti italian: Në diell në temperaturë 24° dhe me lagështi 20%, koronavirusi zhduket për dy minuta

Shumë ekspertë kanë qëndrime të ndryshme për sa i përket rritjes së temperaturave dhe stinës së verës. dhe si kjo do ndikojë tek CoVid-19. Walter Ricciardi, përfaqësuesi i Italisë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë foli mbi këtë temë.

“Një studim i paraqitur në 24 Prill nga Nën sekretari amerikan i Sigurisë së Brendshme në Shtëpinë e Bardhë do të tregonte se virusi luftohet nga nxehtësia e lagështia.

Në ambiente të mbyllura, me lagështi, temperatura 24 ° mund të rezistojë në një sipërfaqe për 18 orë, me 35 ° dhe një lagështi prej 80% nuk e kalon një orë. Dhe nëse jeni në diell, 24 ° dhe niveli i njëjtë i lagështisë janë të mjaftueshme ai do të zhduket në dy minuta”, kështu tha Ricciardi në një intervistë për “La Stampa”, shkruan “Il Messaggero”.

“Atëherë do të shohim në qershor se çfarë do të ndodh me virusin në nxehtësinë e lagësht.”

Valter Ricardi u shpreh se virusi do të qarkullojë dhe duhet të vazhdojmë të respektojmë rregullat higjienike dhe distancimin social. Për sa i përket përdorimit të maskave, përfaqësuesi i Italisë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë u shpreh, se është e pashmangshme nëse hymë në një ambient të mbyllur dhe aty ku nuk mund të ruhet distancimi i sigurisë. Ndërsa në rrugë ose gjatë shëtitjes nuk duhet, por mirë është ta kemi gjithnjë me vete.

2 viktima të tjera në Kosovë, shkon në 24 numri i vdekjeve nga koronavirusi

Dy persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në veri të vendit në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe dy raste të reja të infeksionit.

Kështu, numri në total i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në Kosovë është 24.

Në një deklaratë për mediat, epidemiologu serb, Aleksandar Antonijeviç tha se katër persona të tjerë janë shëruar nga ky virus.

“Në repartin e kraharorit torakal të Mitrovicës ndërroi jetë një grua nga Leposaviqi (1948), e prekur nga COVID-19, por vdiq nga pasojat e infarktit të miokardit. Ajo u testua në mbrëmje dhe ishte pozitive për koronavirus”, tha Zlatan Elek nga spitali në veri të Mitrovicës.

Viktima e dytë është një grua tjetër nga Zubin Potoku (1947), e cila ndërroi jetë në Kragujevc dhe që po ashtu kishte sëmundje shoqëruese. Ndërkohë, në veri të Kosovës kanë vdekur 8 persona.

UNFPA dhuron mjete mbrojtëse personale ndaj COVID-19 për personelin mjekësor në maternitetet e Tiranës

Tiranë, 28 prill 2020 – Agjensia e Kombeve të Bashkuara për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues, UNFPA në Shqipëri dhuroi një sasi mjetesh mbrojtëse personale ndaj COVID-19 për personelin e Maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Artikujt përfshijnë veshje totale për mbrojtjen e trupit, maska, doreza, mbrojtës për sytë, mbrojtës të kokës, qafës dhe supeve.  UNFPA po bashkëpunon me LDS Charities, një nga partnerët e saj kryesore në promovimin e shëndetit amtar dhe foshnjor, për realizimin e prokurimit të një sasie më të madhe të këtyre artikujve mbrojtës dhe artikujve të tjerë të rëndësishëm në mbështetje të personelit shëndetësor të materniteteve të Shqipërisë, që do të mbulojnë nevojat afatmesme në luftën ndaj COVID–19. 

Këto artikuj do të shërbejnë për mbrojtjen e  mjekëve obstetër gjinekologë, mjekëve neonatologë, mamive dhe infermiereve të neonatologjisë për një periudhë emergjente një mujore. Për UNFPA është shumë e rëndësishme dhe jetike sigurimi i vazhdimësisë së shërbimeve të shëndetit riprodhues, ku kujdesi amtar dhe foshnjor zë një vend tepër të rëndësishëm.

Deri më tani, nuk ka asnjë provë shkencore në lidhje me rritjen e rrezikut të grave shtatzëna ndaj COVID-19. Nuk ka asnjë provë që të mbështesë transmetimin vertikal të virusit nga nëna tek fëmija. Gratë shtatzëna duhet të ndërmarrin të njëjtat masa parandaluese për të shmangur infeksionin, siç rekomandohen edhe për pjesën tjetër të popullatës.

Ajo që është me rëndësi të theksojmë është që duhet të ruajmë vazhdimësinë e shërbimeve dhe kujdesit shëndetësor ndaj nënës dhe fëmijës, si edhe shërbimeve të tjera të shëndetit seksual dhe riprodhues, përfshirë kujdesin gjatë dhe pas shtatzënisë si dhe lindjen e sigurt të fëmijëve, veçanërisht në epiqendrat e pandemisë, ku mund të shfaqen dhe më shumë problematika në aksesin ndaj shërbimeve.

Është po kaq jetike që punonjësit e kujdesit shëndetësor të mbrohen nga infektimi me COVID-19 dhe të pajisen me mjete mbrojtëse personale për të siguruar vazhdimësinë e shërbimeve shëndetësore.

Për më shumë informacion, https://www.unfpa.org/covid19

7 këshilla se si të mbani nën kontroll tensionit e gjakut

Humbni në peshë

Mbipesha rrit rrezikun e tensionit të lartë. Edhe një humbje e vogël në peshë mund të ndihmojë pasi sjell një ndryshim të madh në mbajtjen nën kontroll të tensionit dhe përmirësimin e shëndetit të zemrës.

Ushqehuni shëndetshëm

Ekspertët rekomandojnë zbatimin e një regjimi të shëndetshëm mesdhetar. Ky i fundit përqendrohet më shumë në ngrënien e shumë perimeve dhe frutave. Gjithashtu, këshillohet ulja e konsumit të yndyrnave të ngopura, mishit të kuq  dhe karbohidrateve si makarona dhe bukë.

Ulni konsumimin e kripës

Rekomandohet që të hani jo më shumë se 1.500 mg në ditë. Ka një lidhje të fortë midis marrjes së tepërt të kripës dhe hipertensionit apo çrregullimeve të tjera metabolike.

Mos pini duhan

Pirja e duhanit dëmton shëndetin e mushkërive dhe rrit rrezikun e kancerit. Megjithatë, pirja e duhanit është faktor rreziku për atakun në zemër dhe goditjet në tru.

Aktiviteti fizik

30 minuta aktivitet fizik për të paktën 3 ditë në javë, zvogëlon shanset e tensionit të lartë  të gjakut, diabetit dhe ndihmon në mbajtjen nën kontroll të kolesterolit.

Shmangni stresin

Niveli i stresit është një nga faktorët e rritjes së presionit të gjakut. Rrjedhimisht, përqendrimi në gjërat pozitive ndikon pozitivisht në shëndetin tuaj.

Jini të rregullt me ilaçet

Për pacientët që kanë vështirësi në uljen e tensionit të gjakut përmes dietës dhe stërvitjes, marrja e ilaçeve të tensionit është shumë e rëndësishme.

Burimi: ISHP

KLSH ngre grupin e punës për të shqyrtuar denoncimet për shpenzimet me fondet e Covid19

KLSH ka njoftuar se, pavarësisht kufizimeve objektive të auditimit të drejtpërdrejtë, po ndjek me vëmendje dhe përgjegjshmëri shpenzimet që kryhen nga institucionet publike lidhur me fondet e akorduara për zbutjen e fatkeqësisë natyrore. Me Urdhrin e Kryetarit të KLSH nr.48, datë 31.03.2020, institucioni ka ngritur grupin e punës për regjistrimin e rasteve të denoncuara në media mbi abuzimet me fondet dhe pronën publike, të cilat janë dhe do të jenë objekte auditimi në vijim, të shqetësuar se situata të tilla mbartin rreziqe të konsiderueshme për deformim të procedurave dhe keqpërdorim të fondeve publike, me dëm eventual ndaj Buxhetit të Shtetit.

Duke qenë të vetëdijshëm se zyrtarët e prokurimeve publike në mbarë botën po hasin një presion të jashtëzakonshëm në përpjekjet e tyre për të plotësuar kërkesën shumë të madhe për pajisje dhe furnizime, Institucionet e specializuara ndërkombëtare theksojnë se duhet të vijojë zbatimi me rigorozitet, transparencë dhe rregulla të qarta i mënyrave se si qeveria duhet t’i prokurojë mallrat dhe shërbimet. Në dt. 15.04.2020, Grupi i Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO) publikoi udhëzime dhe referenca për risqet dhe luftën ndaj korrupsionit në kontekstin e COVID-19, duke e nisur pikërisht me sistemet e prokurimit. Udhëzimet theksojnë se “Qeveritë në mbarë botën duhet të aktivizojnë bazën ligjore emergjente për t’u përballur me COVID-19, në mënyrë të tillë që sistemet shëndetësore të jenë të pajisura siç duhet. Por, ndërkohë që legjislacioni në kushte emergjence duhet të jetë eficient në prokurimin e pajisjeve jetike  shëndetësore, mund të dobësohet kontrolli mbi shpenzimet publike dhe sistemet e prokurimit mund të bëhen shënjestra të lehta për abuzuesit.” Në këto kushte, KLSH rekomandon fort që prokurimi duhet të kryhet në mënyrë të ndershme dhe jodiskriminuese, me përgjegjshmëri dhe mbështetur në vendim-marrje të shëndosha e kolegjiale. KLSH inkurajon të gjitha entet tona publike të përdorin platforma prokurimi online, duke i publikuar të dhënat në formate sipas Standardeve Ndërkombëtare të të Dhënave të Hapura të Kontraktimit, përmes sistemeve transparente që veprojnë në bazë të të dhënave të strukturuara dhe komunikimit efiçient. Në këtë mënyrë, prokurimet bëhen të gjurmueshme, në përputhje me ligjet dhe praktikat e mira, duke i shërbyer më së miri taksapaguesve.

Lidhur me problematikat e mprehta të evidentuara nga auditimet tona në fushën e prokurimeve publike, sjellim në vëmendje se që në janar të këtij viti, KLSH i ka kërkuar Kuvendit dhe Agjencisë së Prokurimit Publik një sërë përmirësimesh ligjore e konkretisht:

  • vlefshmërinë e procedurave të prokurimit në jo më pak se dy operatorë ekonomikë pjesëmarrës, që plotësojnë kriteret e kualifikimit,
  • vendosjen e garancisë së ofertave në të gjitha llojet e procedurave,
  • përcaktimin e qartë ligjor, transparent dhe ezaurues të alternativave për llogaritjen e fondit limit, si dhe
  • hartimin e një kuadri rregullator të veçantë për prokurimet e klasifikuara sekrete, duke u bazuar në direktivën përkatëse të BE-së, me qëllim minimizimin e tyre, nxitjen e konkurrencës së lirë dhe rritjen e efektivitetit të fondeve të konsiderueshme përkatëse.

Sot më shumë se kurrë është koha që Kuvendi dhe qeveria të kalojnë Ligjin për Përgjegjshmërinë Materiale të Zyrtarëve të Lartë Publikë, të kërkuar me këmbëngulje nga KLSH në shtatë vitet e fundit si mjet tejet efiçient në luftën kundër korrupsionit. Në këto momente, prokurimi publik duhet të udhëhiqet nga parimet e qeverisjes së hapur, duke qene transparent dhe thelluar llogaridhënien, Situata kërkon arritjen dhe ruajtjen e një ekuilibri midis fleksibilitetit të përkohshëm të rregullave për kryerjen e shpenzimeve dhe përgjegjshmërisë së zyrtarëve publikë të angazhuar në procedurat e prokurimit. Si një institucion ëatchdog, agjent i Kuvendit dhe në shërbim të qytetarëve, KLSH do të ndjekë me vëmendje të gjitha procedurat e prokurimit të kryera gjatë kësaj periudhe, me qëllim që t’i ofrojë Kuvendit dhe publikut opinionin nëse fondet publike nuk janë keqpërdorur, por administruar me ekonomi, efektivitet dhe efiçiencë, nëpërmjet një auditimi dhe raportimi të veçantë, krahas Raportit për Auditimin e Zbatimit të Buxhetit të Konsoliduar të Shtetit për vitin 2019.

Institucioni ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të vijuar funksionin kushtetues të kontrollit të veprimtarisë ekonomike dhe financiare të institucioneve shtetërore (shih Buletinin nr. 1, 2020 të KLSH për periudhën janar-mars 2020). Krahas kornizës rregullative, është përcjellë Udhëzimi i Kryetarit të KLSH “Për zhvillimin e veprimtarisë audituese gjatë kohëzgjatjes së fatkeqësisë natyrore”,  nëpërmjet një qasjeje të shtuar drejt kanaleve zyrtare të komunikimit online.

Në këtë kohë, krahas auditimeve online, KLSH ka vijuar përmirësimin dhe përditësimin me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të manualeve të auditimit, si të atij financiar, të përputhshmërisë, të performancës, etj., duke ngritur grupet përkatëse të punës. Në përmbushje të detyrimeve ligjore, Kontrolli i Lartë i Shtetit do të vijojë bashkëpunimin në një shkallë më të lartë me Prokurorinë e Përgjithshme, me SPAK dhe institucionet e tjera ligjzbatuese, në denoncimin e rasteve të abuzimit me fondet dhe pronën publike gjatë pandemisë, duke garantuar auditim të thelluar për një proces tenderimi publik sa më transparent, të hapur, gjithëpërfshirës e të përgjegjshëm. Për këtë, KLSH do të vazhdojë të jetë i hapur dhe bashkëpunues me mediat dhe OJF-të e specializuara në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike, me qëllim thellimin e luftës kundër korrupsionit edhe në këto situata të pazakonta, përfundon njoftimi zyrtar.

9 të shëruar gjatë orëve të fundit, si është gjendja e pacientëve të prekur me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 14 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 750  numrin total të të prekurve në vend

Ndërkohë, lajmi i mirë është pasi 9 pacientë i janë shtuar listës së të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit. Kështu në total numri i atyre që kanë fituar betejën me këtë sëmundje ka shkuar në  në 431.

Aktualisht në vendin tonë, janë 289 persona aktivë me Covid-19. Prej disa ditësh numri i të shëruarve vijon të jetë më i lartë krahasuar me atë të të prekurve aktivë.

Mësohet se në spitale gjenden 32 persona të shtruar. Nga këta, 5 persona janë në terapi intensive.

27 janë të shtruar te Infektivi, ku 3 prej ndodhen në terapi intensive.

Ndërkaq, në spitalin “Covid 2” te ‘Shefqet Ndroqi” janë 5 pacientë të shtruar, ku 2 prej tyre janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë: 14 raste të reja me COVID-19, shkon në 30 numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 14 raste të reja me COVID-19 në vend, duke e çuar në 750 numrin total të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë.

Vijon…

Kruarja e kokës/ Pse mund të jetë duke ndodhur

Kruarja e kokës mund të nxitet nga shumë faktorë, të njohur apo jo. Disa nga këta faktorë janë:

Zbokthi

Kruarja e kokës është një tregues i zbokthit, grimcave të bardha të lëkurës. Zbokthi shfaqet si pasojë e një reagimi të tepruar të trupit ndaj mykut në lëkurë. Dermatologët thonë se zbokthi shfaqet edhe si pasojë e ndryshimeve të motit, stresit dhe sheqerit të tepërt.

Alergji

Nëse keni lyer flokët dhe ju kruhet koka, atëherë ky mund të jetë një reagim alergjik. Skalpi është shumë i ndjeshëm ndaj shampove apo bojrave të flokëve.

Psoriazë Ose Ekzemë

Kruarja e kokës mund të shkaktohet edhe nga ekzema apo psoriaza, dy sëmundje inflamatore të lëkurës. Psoriaza është njësoj si zbokthi, por grimcat janë më të mëdha dhe të kuqe.

Djersa Dhe Papastërtitë

Vajrat natyralë dhe papastërtitë në skalpin e kokës nxisin ndjesinë e kruarjes. Kjo është arsyeja përse ekspertët rekomandojnë larjen e kokës një herë në dy ditë. Nëse kryeni aktivitet të rregullt fizik, mund ta lani kokën çdo ditë sepse edhe djersa shkakton kruarje.

Myku

Myku është ndryshe nga zbokthi, por njësoj si ai shoqërohet me kruarje. Myku në skalp dhe në flokë shkaktohet nga lagështia e vazhdueshme.

Kapja e Flokëve

Nëse i mbani flokët të lidhura me një llastik do të përballeni me rënien e flokëve dhe kruarje të kokës. Stilimi i flokëve është një proces që detyron flokët dhe nervat e muskujt të marrin një drejtim të padëshiruar. Kjo është arsyeja përse kur i lëshoni flokët, ju kap dëshira të kruani kokën.

Burimi: Akademia Amerikane e Dermatologjisë

COVID-19/ Kosovë, 780 raste, 22 vdekje, 201 të shëruar

Që nga 13 marsi kur edhe u shënuan rastet e para me pandeminë Covid-19 në Kosovë, janë shënuar 780 raste me këtë virus, 22 raste kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa 201 raste janë shëruar, shkruan Kosovapress.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë testuar gjithsej 6.705 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2. Vetëm dje janë shëruar 25 raste, ndërsa 17 rezultuan pozitiv me COVID-19.

Më 27 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 226 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej shtatëmbëdhjetë (17) raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prizrenit: 5 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Prizren, 1 rast Hoçë e Qytetit, 1 rast Piranë, 1 rast Arbanë dhe 1 rast Lubizhdë), Komuna e Leposaviqit: 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Leshak dhe 1 rast Leposaviq), Komuna e Podujevës: 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Llapashticë e poshtme dhe 1 rast Podujevë) dhe nga 1 rast vendbanimet: Prishtinë, Plavë-Dragash, Kotradiq-Pejë, Runjevë-Kaçanik, Reti e poshtme-Rahovec, Suharekë dhe Zveçan.

Nga data 08 shkurt deri më 27 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 6.705 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej shtatëqind e tetëdhjetë (780) raste, ndërsa gjithsej njëzet (22) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptoma.

Kreu i OBSH thotë se jemi ende larg fundit të pandemisë, shpreh shqetësimin për fëmijët

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi të hënën se fundi i pandemisë është ende larg dhe tha se ishte “shumë i shqetësuar” për pasojat e ndërprerjes së shërbimeve të rregullta shëndetësore, veçanërisht për fëmijët.

Drejtori i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus shtoi se organizata  është gjithashtu e shqetësuar rreth disa ngjarjeve që po zhvillohen në Afrikë, në Europën Lindore, Amerikën Latine dhe në disa shtete aziatike.

Ai tha se është raportuar për mungesë vaksinash kundër disa sëmundjeve të tjera në 21 shtete si pasojë e kufizimeve në pikat kufitare për shkak të pandemisë dhe paralajmëroi se rastet e malaries në Afrikë mund të dyfishohen.

Monday, April 27, 2020

COVID-19/ Shkon në 29 numri i viktimave në vend, ndërron jetë 73-vjeçari

Një pacient 73-vjeçar, i konfirmuar me COVID19, i intubuar prej 24 ditësh ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme.

Ministria e Shëndetësisë njofton se pacienti 73-vjeçar me inicialet H.K., nga Durrësi ishte prej thuajse 1 muaji në gjendje të rëndë, me Insuficience respiratore akute. 73-vjeçari vuante nga pneumonia bilaterale, detres i rëndë respirator (ARDS), me sëmundje bashkëshoqëruese Talasemi Minor dhe Hipertension Arterial. Megjithë pëpjekjet e jashtëzakonshme të stafit mjekësor në terapinë intensive, 73-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerit dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

29 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore të spitaleve COVID.”thuhet ne njoftim.

Rakacolli: Nëse kemi shtim të rasteve të reja pas dy javësh heqim masat lehtësuese

Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar se Task-Forca për menaxhimin e situatës së Covd-19 do kërkojë heqjen e masave lehtësuese nëse do kemi shtim të rasteve të reja të infeksionit pas dy javësh. Ajo theksoi se pavarësisht lejes, bizneset që vazhdojnë të qëndrojnë të hapura duhet të respektojnë rregullat e higjienës dhe distancimit fizik.

“Nëse nuk do të kemi distrancim fizik sëmundja do të vazhdojë që të përhapet. Nuk kemi thënë se sëmundja se është larguar. Pas dy javësh nëse do kemi rritje rastesh do kthehemi mbrapa. Pavarësisht lejes të gjithë vendet duhet të ruajnë distancën dhe higjienën”, tha Rakacolli.

Ajo refuzoi të përgjigjet lidhur me përfundimin e spitalit Covid 4 dhe nëse është kthyer burgu 302 një vatër e re epidemiologjike.

“Në skenarët për përballjen e Covid-19 pas mbushjes së kapaciteteve të këtyre dy spitaleve Covid 1 dhe Covid 2 do të kalojmë në spitalet Covid 3 dhe Covid 4. Vatër quhet kur kemi dy persona të infektuar bashkë që kanë lidhje epidemiologjike”, u përgjigj Rakacolli.

SHBA, zyrtarët e shëndetësisë miratojnë 6 simptoma reja të koronavirusit

Të hënën të tjera shtete amerikane iu bashkuan vendimit për të hapur ekonomitë e tyre duke hequr disa nga kufizimet që synojnë të parandalojnë përhapjen e koronavirusit. Vendimet vijnë ndërsa zyrtarët federalë të shëndetësisë kanë zgjeruar listën e simptomave të mundshme që shoqërojnë sëmundjen. Sipas tyre ethet, dhimbja e muskujve, ajo e kokës, e fytit dhe humbja e ndjesisë së nuhatjes apo shijes mund të jenë shenja të një infeksioni me koronavirus. Fillimisht Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kishin përmendur vetëm temperaturën, gulçimin dhe kollën si simptoma të mundshme të COVID-19.

Kolorado, Misisipi, Montana dhe Tenesi lejuan të hënën disa biznese të rifillojnë veprimtarinë e tyre. Ata i bashkohen shteteve si Xhorxhia, Oklahoma, Alaska dhe Karolina e Jugut në përpjekjen për t’i rikthyer njerëzit në punë dhe për një rikthim tek jeta normale.

Ndërkohë ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar rreth rrezikut që paraqet një hapje e parakohshme dhe shumë guvernatorë kanë njoftuar se masat në shtetet e tyre do të vazhdojnë të jenë në fuqi për të garantuar mbrotjen e popullatës.

Të hënën në SHBA u regjistruan mbi 965 mijë raste me COVID-19 dhe rreth 55 mijë të vdekur. Shteti i Nju Jorkut, epiqendra e pandemisë në vend ka rreth 30 për qind të rasteve të të prekurve dhe vdekjeve në SHBA.

Guvernatori Andrew Cuomo tha të dielën se me përfundimin e afatit të urdhrit për qëndrim në shtëpi të popullatës, më 15 maj, do të hapen vetëm bizneset e ndërtimit dhe të prodhimit në ato pjesë të shtetit që nuk janë goditur shumë ashpër nga pandemia. Një hapje e mëtejshme do të konsiderohej pas dy javësh.

Nëse vuani nga diabeti, qëndroni larg këtyre ushqimeve

Diabeti i pakontrolluar ka shumë pasoja serioze, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, sëmundjet e veshkave, verbërinë dhe komplikacione të tjera.

Ngrënia e ushqimeve të gabuara mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak dhe të insulinës dhe të shkaktojë inflamacion, gjëra që mund të rrisin riskun për të zhvilluar diabet.

Ja disa ushqime që personat me diabet apo prediabet duhet t’i shmangin:

  1. Lëngjet e ëmbëlsuara me sheqer

Lëngjet e ëmbla janë zgjedhja me e keqe e pijes që mund të bëni nëse vuani nga diabeti. Së pari këto pije kanë një përmbajtje të lartë karbohidratesh. Gjithashtu ato janë të mbushuara me fruktozë, që lidhet shumë me rezistencën ndaj insulinës dhe diabetin. Për më tepër, këto nivele të larta të fruktozës  mund të çojnë në ndryshime metabolike që shkaktojnë dhjamosje të barkut dhe nivele potencialisht të rrezikshme të kolesterolit dhe triglicerideve.

  1. Yndyrna trans

Yndyrnat trans janë shumë të pashëndetshme. Ato krijohen duke shtuar hidrogjen dhe acide yndyrore të pangopura në mënyrë që të bëhen më të qëndrueshme. Yndyrnat trans gjenden në margarinë, gjalp kikiriku, kremëra etj.

  1. Bukë të bardhë, makarona dhe oriz

Buka e bardhë, orizi dhe makaronat janë ushqime të procesuara , plot karbohidrate. Ngrënia e tyre mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak tek personat me diabet të tipit 1 apo 2.

  1. Kos frutash

Kosi i zakonshëm mund të jetë një opsion i mirë për personat me diabet, por jo ai i fruatve. Këto lloje kosi janë të mbushur me karbohidrate dhe sheqer.

  1. Fruta të thata

Frutat janë një burim shumë i mirë për shumë vitamina dhe minerale të rëndësishme, duke përfshirë, vitaminën C dhe kaliumin. Kur frutat thahen, procesi rezulton në humbje të ujit dhe çon në një përqendrim më të madh të këtyre lëndëve ushqyese. Por për fat të keq edhe përmbajtja e sheqerit bëhet më e përqendruar.

Burimi: Healthline

Provat e para klinike tregojnë se medikamenti premtues kundër COVID-19 nuk ka asnjë efekt

Remdesivir, një medikament që mund të trajtonte Covid-19, nuk shfaqi kurrfarë efekti gjatë provave klinike.

Medikamenti ka mungesa në tregjet botërore prej famës që mori pasi Donald Trump e etiketoi si “premtues” në luftën kundër koronavirusit.

Në një provë klinike me 237 pacientë, ku disa morën Remdesivir dhe disa jo, medikamenti nuk pati asnjë ndikim. Gjithashtu, provat u lanë përgjysmë prej efekteve anësore.

Lajmi u publikua në databazën e provave klinike të OBSH, por u fshi pas pak momentesh. Një zëdhënës tha se ishte publikuar gabimisht më herët.

“Manuskripti do të rishikohet nga ekspertët dhe OBSH do të presë versionin përfundimtar para se të komentojë,” tha zëdhënësi.

Medikamenti është një antiviral që u zhvillua për të trajtuar Ebolën, por nuk pati sukses në Afrikë.

Sidoqoftë, kompania farmaceutike që e prodhon, Gilead, tha se medikamenti mund të përdoret te pacientët me simptoma të lehta të sëmundjes.

Gjatë provave klinike, u zgjodhën 158 pacientë rastësorë për t’iu dhënë Remdesivir, por pa dijeninë e tyre, 79 prej pacientëve merrnin placebo. Të dy grupet u shëruan në të njëjtën kohë. 14% e pacientëve që merrnin Remdesivir dhe 13% e atyre që nuk merrnin vdiqën.

Burimi: The Guardian

“Krizën do ta përballojmë bashkë”, Tritan Kalo shpërthen ndaj politikanëve: Po fitimet tuaja, të PPP-ve, KÇK-ve, tenderave a do t’i ndani me ne?

Në një mesazh të fortë në  “Facebook”, mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo iu kërkon politikanëve të zbrazin xhepat dhe të lirojnë vilat e shumta.

Duke  ironizuar thënien e famshme se ‘krizën do ta përballojmë bashkë’ ai pyet politikanët: po fitimet e tyre, ato të PPP-ve, KÇK-ve, tenderëve, privatizimeve klienteliste, etj., të 30 këtyre viteve demokraci a do t’i ndajnë me qytetarët?!

POSTIMI

“KRIZËN do ta përballojmë bashkë.” (I.B.)….Dakord, PO FITIMET tuaja si Politikanë ato të PPP-ve, KÇK-ve, TENDERAVE, PRIVATIZIMEVE KLIENTELISTE, etj., të 30 këtyre viteve Demokraci a do t’i ndani vallë ato me ne??!!…..APO lopa do të vijoj të mbetemi NE taksapaguesit, “il poppolo Albanese”, ndërsa QUMËSHTI do vijoj të milet e të shijohet vetëm nga JU….NO WAY….Sa mirë na zhytët në qorrsokaket e DEMON-KRACISË “Made in Albania” me yshtjen tuaj “Bashkëfajtorë, Bashkëvuajtës”, tani DUHET JU së pari të zbrazni xhepat tuaja si dhe të lironi vilat e shumta që JU keni, e vetëm pas kësaj kërkoni të na merrni edhe qindarkat e fundit nga xhepat tanë plot vrima!!!…HAPINI sytë e mendjes ju Bashkëkombës…..Quoa vadis Shqipëria ime!!!

Ja tre qytetet e shëruara plotësisht nga koronavirusi

Tropoja, Rrogozhina dhe Lezha janë dy qytetet që kanë shpëtuar nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se në këto dy qytetet janë shëruar të gjitha rastet me koronavirus duke e çuar në zero rastet aktive.

Kështu, nga 18 raste që ka patur deri më tani, në Lezhë nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus. Në Tropojë gjithashtu janë shëruar 4 rastet aktive me koronavirus. E njëjta situatë është edhe në Rrogozhinë, ku paraqiten të shëruar të 4 rastet që ishin të sëmurë më parë.

Një numër i lartë të shëruarish janë edhe në Durrës ku nga 42 raste, vetëm 5 janë aktivë, kurse pjesa tjetër tashmë e kanë kaluar sëmundjen.

Ndërkohë, Korça ka vetëm 1 rast aktiv, Elbasani 3 raste, Kavaja 1 rast, Vlora dhe Puka gjithashtu ka nga vetëm 1 rast aktiv.

Ministria e Shëndetësisë: 10 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se në 24 orët e fundit janë shënuar 10 raste të reja me COVID-19 në vend.

Njoftimi i Ministrisë:

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 212 persona të dyshuar me COVID-19.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, shumica kontakte familjare, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.

Deri në këto momente janë testuar 7491 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 736 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 422 ose 57.3 % e totalit të të prekurve

Aktualisht në vendin tonë, 286 ose 42.7 % e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 29 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë dhe Shkodër. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Bashkia Të prekur Të shëruar
Tiranë 302 187
Shkodër 105 61
Krujë 92 8
Durrës 42 37
Fier 37 27
Kurbin 31
Korçë 19 18
Elbasan 18 15
Kukës 18 10
Lezhë 14 14
Has 14 12
Kavajë 9 8
Lushnje 7 4
Vlorë 5 4
Pukë 5 4
Mirditë 5 3
Rrogozhinë 4 4
Tropojë 4 4
Berat 3 2
Mallakastër 1
Mat 1

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura si e vetmja armë që kemi në dorë për të frenuar përhapjen e infeksionit.

Në kushtet e lehtësimit të disa masave është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.

Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Shkon në 763 numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë, të dielën, janë konfirmuar edhe 32 raste me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 763. Numri më i madh i këtyre 32 rasteve është nga komuna e Pejës.

IKSHPK-ja po ashtu bëri të ditur se të dielën është shëruar edhe një pacient, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 166. Deri më tani në Kosovë, 21 pacientë kanë humbur jetën.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 32 raste të reja me coronavirus, duke çuar kështu në 763 numrin e personave të infektuar në Kosovë.

IKSHPK po ashtu njofton se është shëruar një person.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 166 raste.

Sipas njoftimit,  janë testuar 297 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

“Sot më 26 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 297 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e dy (32) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e tre (23) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: katërmbëdhjetë (14) raste Pejë, pesë (5) raste Nakëll dhe katër (4) raste Bllagajë), katër (4) raste me vendbanim në Runjevë-Kaçanik, dy (2) raste me vendbanim në Strellc i epërm-Deçan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Hoçë e Qytetit-Prizren, Sallagrazhdë-Suharekë dhe Shtime.

Sot më 26 prill 2020, është shëruar edhe një (1) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë (166) raste.

Sot më datë 26 prill 2020, nga Klinika Infektive është raportuar një (1) rast i vdekjes, i gjinisë mashkull me moshë 44 vjeç me vendbanim në Malishevë-Gjilan dhe i konfirmuar me COVID-19 me datë 16.04.2020. Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 17.04.20 në gjendje shumë të rëndë dhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Nga data 08 shkurt deri më 26 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 6.479 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej shtatëqind e gjashtëdhjetë e tre (763) raste, ndërsa gjithsej njëzet (21) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Pas 4 javësh në terapi intensive, shërohet nga Covid-19 një 70-vjeçar nga Kruja

Një 70-vjeçar nga Kruja i cili ka qëndruar për katër javë në terapi intensive në spitalin Infektiv është shëruar nga koronavirusi dhe është gati të kthehet në shtëpi.

Lajmi është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila thotë se ky është pacienti i 30 në Shqipëri që del nga terapia intensive në Spitalin Infektiv dhe fiton betejën me sëmundjen.

“Çdo ditë stafi mjekësor i spitalit infektiv përballet me raste të reja të pacientëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor, siç ka çdo ditë, pacientë që e fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm Covid 19.

Me punë të palodhur e përkushtim nga mjekët dhe infermierët, pas 4 javësh në terapi intensive, 70 vjeçari nga Kruja është shëruar dhe kthehet në shtëpi.

Deri tani 30 pacientë të trajtuar në terapi intensive në spitalin infektiv, e kanë fituar betejën me sëmundjen, falë trajtimit mjekësor dhe shërbimit të të gjithë ekipit të palodhur të Infektivit”, shkruan Manastirliu.

5 ushqime që do të përmirësojnë gjumin tuaj

Gjumi i mirë është shumë i rëndësishëm për shëndetin. Mund të reduktojë riskun për të zhvilluar sëmundje të caktuara kronike, e mban trurin dhe sistemin tretës të shëndetshëm dhe ndihmon në përmirësimin e sitemit imunitar.

Çaji bimor

Çajrat bimorë, në veçanti kamomili, janë shumë të mirë për qetësimin e nervave para gjumit. GJithashtu bashkë me çajin e xhinxherit janë shumë hidratues dhe qetësues për stomakun.

Bananja

Magnezi dhe kaliumi në banane shërbejnë si relaksues për muskujt dhe nervat. Gjithashtu vitamina B6 që gjendet në këtë frut e kthen triptofanin në serotoninë, duke rritur kështu edhe më shumë relaksimin.

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë përmban serotoninë, që qetëson trupin dhe trurin tuaj, pa përmendur përfitimet e tjera të shëndetit.

Bajamet

Bajamet përmbajnë triptofan dhe magnez, të cilët ndihmojnë në reduktimin natyral të funksionit të muskujve dhe nervave, duke stabilizuar rrahjet e zemrës në të njëjtën kohë.

Shalqiri 

Gjysma e përbërjes së shalqirit është ujë, prandaj konumimi i tij do ju hidratojë para gjumi dhe do të eleminojë urinë pas darke për shkak të volumit dhe fibrës që përmban.

Burimi: GH

Sunday, April 26, 2020

Koronavirusi shkakton mbi 207 mijë të vdekur në mbarë botën, afër 3 milionë njerëz të infektuar

Në mbarë botën, deri tani, për shkak të koronavirusit kanë vdekur 207 008 persona.

Ndërsa, numri total i të infektuarve për shkak tgë Covid-19, ka shkuar në 2 995 152 njerëz.

Deri tani, janë shëruar nga koronavirusi në botë 881 510 individë.

Për nga numri i personave të infektuar, vazhdon të kryesojë SHBA, me 987 322 njerëz.

Më pas, më shumë të infektuar me koronavirus në të gjithë globin kanë shtete si Spanja, Italia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Irani, Kina, Rusia, Brazili etj.

Në Shqipëri, numri i të vdekurve nga Covid-19 ka shkuar në 28 njerëz, kurse të infektuarit me virus janë 726 individë.

OBSH do eksperimentojë edhe në Shqipëri ilaçin ndaj Covid-19

Një deklaratë e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu pak ditë më parë kaloi pa u vënë re. Ajo tha se Shqipëria është përzgjedhur nga Organizata Botërore e Shëndetësise për t’u bërë pjesë e një studimi klinik ndërkombëtar për të njehsuar protokollin e trajtimit te koronavirusit.

“Për trajtimin e pacientëve me COVID-19 po ndiqen protokollet si në vendet e tjera, përdorim po ato linja trajtimi. Shqipëria për herë të parë do të jetë pjesë e një studimi të madh klinik, “solidarity trial”, iniciuar nga OBSH. Do jemi pjesë e një skuadre botërore për hetimin klinik duke përfshirë antiviralët dhe hydroxychloroquine”, – tha ministrja.

Më shumë detaje ka dhënë këtë diel vetë zyra e OBSH-së në Tiranë. Në një njoftim të saj thuhet se Shqipëria së fundmi është bërë pjesë e një studimi të Organizatës Botërorë të Shëndetësisë ku do të marrin pjesë 100 vende. Studimi konsiston në gjetjen e mjekimit të efektshëm kundër Covid-19 në një kohë sa më të shpejtë.

Sipas zyrës së OBSH në Shqipëri studimi do të përfshijë pacientët në moshë të rritur me COVID-19, të cilët janë hospitalizuar. Ndërkohë pacientët adultë, të cilët marrin trajtimin spitalor standard, do të marrin gjithashtu medikamente që po studiohen për veprimin e tyre ndaj koronavirusit të ri dhe sëmundjes së shkaktuar prej tij.

Sipas OBSH do të jenë vetë pacientët që do të vendosin nëse do të marrin medikamentet ndërsa ekipi mjekësor do të vlerësojë gjendjen e pacientëve për efektet anësore që do të japë medikamenti. OBSH ka deklaruar se medikamentet e certifikuara për këtë testim janë: Chloroquine ose hydroxychloroquine, lopinavir dhe ritonavir dhe lopinavir/ritonavir plus interferon beta dhe remdesivir.

Medikamente të tjera mund të shtohen në studim sipas të dhënave kërkimore. Studimi monitorohet nga Komiteti për të dhënat globale dhe monitorimin e sigurisë, i përbërë nga një grup ekspertësh të pavarur.

MSH: 14 raste të reja me COVID-19 në vend

14 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit, ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën shkon në 28.

“Janë testuar 264 persona të dyshuar me COVID-19, nga të cilët 14 janë konfirmuar pozitivë. Vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në Krujë, ku janë zbuluar edhe 9 raste të tjera, në Tiranë 4 raste, mes të cilëve dhe një rast në instiucionin e vuajtjes së dënimit, si dhe një rast në Shkodër.

Deri në këto momente janë testuar 7015 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 726 raste.

Numri i personave që kanë humbur betejën me kornavirusin shkon në 28.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 60-vjeçar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID19. 60-vjeçari R.K nga Tirana ishte i shtruar në reanimacion prej dy javës në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Pacienti vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (Diabet Melitus, Kardiopatia Hipertensive, Nefropatia Diabetike, Obezitet)”.

Shtatë pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, ndërsa numri i pacientëve që marrin sherbim në të dyja spitalet Covid është 36.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 7 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 410. Aktualisht në vendin tonë janë 288 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është mbi më i lartë, tendecë që vazhdon prej disa ditësh.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, katër pacientë ndodhen në pavion.

Harta zgjerohet në Krujë, Tiranë e Shkodër.

Shënohet viktima e 28 nga COVID-19, ndërron jetë 60-vjeçari

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 60-vjeçar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID19.
60-vjeçari R.K nga Tirana ishte i shtruar në reanimacion prej dy javës në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku njoftom se pacienti vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (Diabet Melitus, Kardiopatia Hipertensive, Nefropatia Diabetike, Obezitet).
Pavarësisht trajtimit të bërë nga stafi mjekësor, asistencës të ventilimit mekanik të respiracionit dhe mjekimit intensiv, 60-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe bën thirrje të gjithë qytetarëve të vazhdojnë të respektojnë rregullat e vendosura.
Deri tani 28 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht punës së madhe të stafeve mjekësore të spitaleve COVID.

Saturday, April 25, 2020

Kina i dhuron Shqipërisë 5 mijë kite testesh dhe veshje mbrojtëse, maska dhe doreza

Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka pritur në Rinas mbi 5 mijë kite testesh.

I pranishëm ka qenë edhe ambasadori i Kinës në Tiranë, z.Zhou Ding.

Së bashku me 5 mijë kitet e testeve kanë mbërritur edhe veshje mbrojtëse 5000 copë, maska mbrojtëse 10 mijë copë, syze mjekësore 5 mijë copë, doreza kirurgjikale 10 mijë cope dhe maska kirurgjikale 20 mijë copë.

Spital i ri “COVID 3”, së shpejti hapen operacionet dhe shtrimet e planifikuara në spital

Operacionet, konsultat ambulatore si dhe shtrimet në spital të planifikuara të cilat deri më sot janë anuluar pritet që së shpejti të rihapen. Kështu ka njoftuar Ministrja e Shëndetësisë OgertaManastirliu teksa inspektoi punimet për hapjen e spitalit “COVID 3″.

“Jemi duke punuar për të krijuar një kalendar të hapjes sipas disa niveleve të sistemit shëndetësor duke filluar sigurisht nga struktura bazë që është kujdesi parësor dhe duke vijuar edhe në spitale”, tha znj. Manastirliu.

Për të sëmurët me coronavirus, përveç spitalit Infektiv dhe atij “Shefqet Ndroqi” së shpejti do jetë në funksion edhe një spital tjetër. Ky ambient do te jete tek ish shërbimet e kirurgjive 

“Është një strukturë, e cila është e mjaftueshme për sa i përket pacientëve të cilët janë në fazë shërimi dhe duhet vetëm të bëjnë periudhën e kovalishencës, ku do të shërbejë ish-klinika një dhe më pas edhe dy klinikat e tjera të cilat po bëhen gati për të pritur rastet, nëse do të kemi një fluks të të sëmurëve me COVID-19”, shtoi ajo.

Në spitalin Infektiv për të sëmurët me coronavirus janë në dispozicion 120 shtretër, ndërsa në spitalin “Shefqet Ndroqi” 190.

Manastirliu: Plan masash për përgatitjen e sistemit shëndetësor për fazën e hapjes

Paralelisht me liberalizimin e lëvizjes, ministria e shëndetësisë do të nisë dhe lejimin e vizitave në të gjithë spitaleve. Ministrja e shëndetësisë ka bërë të ditur se vendimi do të merret në konsultim me ekspertët.

Manastirliu: Po tregohemi shumë të kujdesshëm, për të bërë rihapjen e butë dhe të sistemit shëndetësor përsa i përket planifikimeve, përsa i përket konsultave ambulatore, përsa i përket sistemit të vizitave që qytetarët sidomos ato që janë me sëmundje kronike duhet të kryejnë në sistemin tonë, qoftë në atë parësor edhe në atë spitalor.

Sa i përket kthimit në normalitet të lëvizjes, ajo nënvizoi se gjithçka do të përgatitet me kujdes

Manastirliu: Ka të bëjë me testimet, ka të bëjë me kapacitetet spitalore dhe ka të bëjë gjithashtu me gjithë aspektin monitories përsa i përket atyre të cilët janë të infektuar me Covid19, apo edhe rasteve asimptomatike që duhen mbajtur nën kontroll, për të mundësuar shkëputjen e zinxhirit të infeksionit ashtu siç parashikojnë edhe kriteret epidemiologjikë”

Përgatitjet po vazhdojnë dhe për spitalin covid tre, ku do të qëndrojnë personat me shenja më të lehta covidi

Manastirliu: “Është një strukturë e cila është e mjaftueshme përsa i përket pacientëve të cilët janë në fazë shërimi dhe duhet vetëm të bëjnë periudhën e kovalishencës, ku do të shërbejë ish-klinika një dhe më pas edhe dy klinikat e tjera të cilat po bëhen gati për të pritur rastet, nëse do të kemi një fluks të të sëmurëve me Covid-19”.

Manastirliu nënvizon se me ekspertët po punohet për të ecur sipas skenarëve të parashikuar.

Malaria/ Çfarë është, simptomat dhe trajtimi

Përgatiti në shqip:Dr. Erisela Dino, Specialiste e Shëndetit Publik

25 Prill Dita Botërore e Malaries

Sot ështe Dita Botërore e Malaries , sëmundje që mbase e keni dëgjuar këto ditë për shkak te mjekimeve si chloroquine, hydroxychloroquine që janë të indikuara për këtë sëmundje por që po përdoren gjërësisht per menaxhimit të COVID-19.

Çfarë është Malaria?

Malaria është një sëmundje kërcënuese për jetën e cila shkaktohet nga parazitë të cilët iu transmetohen njerëzve, nëpërmjet pickimit të mushkonjave femra Anopheles të infektuara. Malaria shkaktohet nga parazitët Plasmodium. Parazitët përhapen te njerëzit nëpërmjet pickimit të mushkonjave femra Anopheles të infektuara, të quajtura “vektorët e malaries”. Ka 5 lloje parazitësh që shkaktojnë malarien te njerëzit, dhe 2 prej tyre, P. falciparum dhe P. Vivax, përbëjnë kërcënimin më të madh në përhapjen e malaries. P. falciparum është paraziti më i përhapur i malaries në kontinentin afrikan. Ai është përgjegjës për shumicën e vdekjeve të lidhura me malarien në nivel global. P. vivax është paraziti dominues i malaries në shumicën e vendeve të tjera.

Si transmetohet malarja?

Zakonisht, njerëzit marrin malarien duke u pickuar nga një mushkonjë femërore infektive. Vetëm mushkonjat e Anopelës mund të transmetojnë malarie dhe ato duhet të jenë infektuar përmes një vakti të mëparshëm të gjakut të marrë nga një person i infektuar. Kur një mushkonjë pickon një person të infektuar, merret një sasi e vogël gjaku në të cilën përmban parazitët mikroskopikë të malaries. Rreth 1 javë më vonë, kur mushkonja merr vaktin e saj të ardhshëm të gjakut, këta parazitë përzihen me pështymën e mushkonjës dhe injektohen tek personi që pickohet.

Për shkak se paraziti i malaries gjendet në qelizat e kuqe të gjakut të një personi të infektuar, malarja gjithashtu mund të transmetohet përmes transfuzionit të gjakut, transplantit të organeve ose përdorimit të përbashkët të gjilpërave ose shiringave të kontaminuara me gjak. Malaria gjithashtu mund të transferohet nga një nënë tek foshnja e saj e palindur para ose gjatë lindjes (malaria “kongjenitale”).

A është malaria një sëmundje ngjitëse?

Jo. Malaria nuk është përhapur nga një person në tjetrin si i ftohti ose gripi, dhe nuk mund të transmetohet seksualisht. Ju nuk mund të merrni malaries nga kontakti i rastësishëm me njerëz të infektuar nga malaria, si psh të uleni pranë dikujt që ka malarie.

Cilat janë shenjat?

Malaria është një sëmundje akute febrile. Në një individ jo të imunizuar, simptomat shfaqen zakonisht 10-15 ditë pas pickimit nga mushkonja e infektuar. Simptomat e para, si ethe, dhimbje koke dhe të dridhura, mund të jenë të lehta, prandaj është e vështirë që këto shenja të lidhen me malarien. Nëse nuk trajtohet brenda 24 orëve, malaria e shkaktuar nga P. falciparum mund të përparojë në sëmundje të rënda, duke çuar shpesh edhe në vdekje. Fëmijët me malarie të rëndë shpesh zhvillojnë një ose më shumë nga simptomat e mëposhtme: anemi të rënda, vështirësi në frymëmarrje ose malarie cerebrale. Te më të rriturit është e shpeshtë përfshirja e shumë organeve. Në zonat endemike të malaries, njerëzit mund të zhvillojnë imunitet të pjesshëm për shkak të infeksioneve asimptomatike.

Kush është në rrezik për t’u prekur nga malaria?

Disa grupe të popullsisë janë në rrezik dukshëm më të lartë për t’u prekur nga malaria dhe për të zhvilluar forma të rënda të sëmundjes, krahasuar me grupe të tjera. Këto përfshijnë foshnjat, fëmijët nën moshën 5 vjeç, gratë shtatzëna, personat që jetojnë me HIV/AIDS, emigrantët jo imunë, popullatat e lëvizshme dhe udhëtarët. Programet kombëtare të kontrollit të malaries duhet të marrin masa të veçanta për të mbrojtur këto grupe të popullsisë nga infeksioni i malaries, duke marrë parasysh rrethanat e tyre specifike. Në vitin 2016, gati gjysma e popullsisë së botës ishte në rrezik prej malaries. Shumica e rasteve dhe vdekjeve të malaries ndodhin në Afrikën SubSahariane. Në vitin 2016, 91 vende dhe zona kishin transmetim të vazhdueshëm të malaries.

A nuk ka një vaksinë kundër malaries? Dhe nëse jo, pse?

Përpjekjet për të prodhuar një vaksinë efektive të malaries dhe provat klinike të vaksinave janë në vazhdim. Paraziti i malaries është një organizëm kompleks me një cikël të ndërlikuar të jetës. Paraziti ka aftësinë për të shmangur sistemin tuaj imunitar duke ndryshuar vazhdimisht sipërfaqen e tij, kështu që zhvillimi i një vaksine kundër këtyre sipërfaqeve të ndryshme është shumë i vështirë. Për më tepër, shkencëtarët ende nuk i kuptojnë plotësisht përgjigjet e ndërlikuara imune që mbrojnë njerëzit kundër malaries. Sidoqoftë, shumë shkencëtarë në të gjithë botën po punojnë për zhvillimin e një vaksine efektive. Për shkak se metodat e tjera për të luftuar malarien, përfshirë ilaçet, insektet dhe rrjetat e trajtuara nga insekticidet, nuk kanë arritur të eleminojnë sëmundjen, kërkimi për një vaksinë konsiderohet të jetë një nga projektet më të rëndësishme kërkimore në shëndetin publik.

Burimet: WHO,CDC

MSH: 34 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se janë shënuar 34 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në vend.

Vijon…

COVID-19/ Mjeku Erion Dasho: Kujdesuni për veten

Nga Dr. Erion Dasho

KUJDESUNI PËR VETEN!

Nga të gjithë këshillat, në këtë pikë ku ka arritur epdemia COVID, ajo që vlen më shumë është “Kujdesuni për veten!”

Me sa dihet deri tani, sasia e viruseve që arrin tek ju ka rëndësi. Në se mbroheni mirë, shmangni infeksionin. Në se nuk arrini ta shmangni, sa më pak viruse t’ju infektojnë, aq më pak dëm bëjnë në organizëm. Kjo nuk është e provuar ende 100% nga ana shkencore, por unë dhe mjaft kolegë besojmë se është kështu. Një koleg i mirë imi dhe i shumë mjekëve të tjerë, Dr. Renato, flet nga përvoja e vet në Shqipëri, dhe unë i besoj, sepse Renato nuk flet kot.

Nëpërmjet strategjisë “Kujdesu për veten”, Suedia po kontrollon epideminë pa patur nevojë të marrë masa të tjera. Po nëpërmjet strategjisë “Kujdesu për veten” do të fillojnë të relaksohen masat në pothuajse çdo vend Europian, madje edhe në New York e vende të tjera të goditura rëndë.

Ka vende që do të vazhdojnë t’i mëshojnë ndalimeve, kufizimeve, dënimeve, etj. Kina është vendi ku qeveria “kujdeset për të gjithë” dhe sapo vuri në izolim 10 milionë banorë të tjerë. Mendimi im personal është që kjo është e gabuar dhe kundërproduktive. Nuk ka funksionuar gjatë në asnjë epidemi dhe nuk do të funksionojë as kësaj here.

Fëmijët kanë nevojë t’u thonë “mos pështy”, “laj duart” apo “kujdes kur del në rrugë”. Të rriturit këtë përgjegjësi e marrin vetë. Në rastin e COVID, “fëmijëria” ka kaluar dhe tani mënyra më e mirë për të parandaluar dhe kontrolluar epideminë është të bazohesh tek përgjegjësia individuale e gjithkujt.

Ligjet duhet të vlejnë për bizneset, baret, restorantet, fasonët, stadiumet, kinematë, etj. kurse për individët ato që kanë vlerë janë rregullat e sjelljes në familje dhe komunitet. Individët dhe familjet duhen lënë të lirë të jetojnë jetën duke u kujdesur për veten. Çdo përafrim tjetër në këtë stad të epidemisë është i gabuar.

Me kaq po e mbyll edhe unë komunikimin me miqtë rreth COVID këtu në facebook! Uroj që askush të mos preket nga kjo sëmundje dhe ata që preken të mos ta marrin me frikë. Në fund të fundit, është një thjesht një sëmundje infektive të cilën mjekët dhe infermierët tanë të përkushtuar po mësojnë çdo ditë e më tepër se si ta trajtojnë me sukses.

Friday, April 24, 2020

OBSH: Nikotina nuk ka efekt mbrojtës ndaj COVID-19

E gjithë bota po kërcënohet nga shpërthimi i pandemisë, por në anën tjetër po dalin teori të ndryshme si të mbrohemi ndaj koronavirusit.

Një studimit francez kontravers thoshte se nikotina mund të ketë efekt mbrojtës kundër koronavirusit. Lidhur me këtë ka reaguar Organizata Botërore e Shëndeti duke e bërë të qartë se kjo nuk është e vërtetë.

“Pirja e duhanit dëmton mushkëritë dhe pjesët e tjera të trupit dhe ju bën më të prekshëm nga infeksioni Covid-19.”, ishte qëndrimi i OBSH-së.

Hipoteza mbi efektet “mbrojtëse” të nikotinës që u publikua nga gazeta Le Monde, pasoi një studim të kryer nga një ekip ekspertësh nga spitali parizian La Pitié-Salpetrière. Sipas të dhënave paraprake nga hulumtimet që vijnë nga vëzhgimi klinik në spitalin parizian, shkalla e pirjes së duhanit në mesin e pacientëve të infektuar me Covid-19 nga një mostër prej 350 pacientësh me një moshë mesatare prej 65 vjeç do të ishte shumë e ulët, “afërsisht 5% e totalit. ”

Epidemiologu Florence Tubach dëshironte të sqarojë se bazuar në këto rezultate, sado të fuqishme të jenë ato, ne nuk duhet të konkludojmë se ka një efekt mbrojtës tymi i duhanit, i cili përmban shumë agjentë toksikë.

“Vetëm modifikuesit e nikotinës ose të receptorëve të nikotinës mund të kenë një efekt mbrojtës, dhe këto të kushntëzuara pasi jemi ende në fazën e vëzhgimit.”

Publikimi i studimit francez, me një eksperiment të nisur në një nga spitalet më të rëndësishëm Paris, ndezi një reagim të shpejtë. “Mos shkoni të blini duhan,” tha Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran. Rreziku është të krijoni shpresa të rreme midis shumë duhanpirësve si dhe të krijoni raste të reja me koronavirus.

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Jerome Salmon, kujtoi se pirja e duhanit shkakton 75,000 viktima çdo vit në Francë, dhe është një faktor rëndues për sëmundjet kardiovaskulare, të frymëmarrjes dhe të kancerit.

i njëjti qëndrim ka ardhur edhe nga Italia.

“Eshtë e rrezikshme të lavdërosh një zakon të keq siç është duhanpirja dhe të mendosh se mund të ndihmojë në trajtimin e asaj që është tani emergjenca epidemike”, komentoi Giovanni Maga, drejtor i Institutit Moletik të Gjenetikës të Këshillit Kombëtar të Kërkimit të Pavia-s .

5 ushqime që përmbajnë më shumë vitaminë C se një portokall

Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që mund të merret shumë thjesht nga një sërë frutash dhe perimesh të ndryshme. Dhe, ndërkohë që mund të mos ndihmojë në shërimin e gripit apo të ftohurave, siç shpesh mendohet, mund të forcojë sistemin imunitar dhe të ndihmojë trupin tuaj për të luftuar infeksionet. Është gjithashtu një vitaminë shumë e mirë për ta marrë pas aktivitetit fizik për shkak të aftësive anti – inflamatore që ka, që mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit të muskujve.

Por, sa vitaminë C duhet të konsumoni në ditë? Ekspertët thonë se në një ditë mund të merrni pa efekte negative deri në 2,000 mg vitaminë C në ditë, por nuk është e nevojshme që të merrni kaq shumë për të pasur efekte pozitive në shëndet. Në fakt, femrat e rritura kanë nevojë për vetëm rreth 75 mg në ditë. Përmbushja e kësaj kuote është e lehtë. Vetëm një portokall përmban rreth 100 mg vitaminë C, që është 130% e sasisë së rekomanduar ditore.

Por, portokalli nuk është i vetmi burim i kësaj lënde të rëndësishme ushqyese.

  1. Lakra jeshile

Lakra jeshile ka një përmbajtje të lartë vitamine C, 1.5 filxhanë kanë 120 mg vitaminë C.

  1. Brokoli

Një filxhan brokoli i gatuar përmban 101 mg vitaminë C.

  1. Lakra Brukseli

Një lakër e tillë ka vetëm 8 kalori dhe 13 mg vitaminë C. Hani pesë lakra për të arritur kuotën tuaj ditore, dhe më shumë nëse jeni akoma të uritur.

  1. Luleshtrydhe

Ky frut nuk është vetëm gjëja më e mirë për verën, ka gjithashtu një përmbajtje të lartë antioksidantësh. Vetëm 10 luleshtrydhe përmbajnë rreth 108 mg vitaminë C.

  1. Kivi

Një filxhan kivi (që është rreth dy kivi) përmban 164 mg vitaminë C. Bonus: Ky frut ka gjithashtu një përmbajtje të ulët kalorish.

Burimi: Self