Kryeinfermierja e Pediatrisë, në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë, ka rezultuar pozitive me koronavirus.
Kryeinfermierja, e cila ushtron detyrën në spitalin e fëmijëve, ka bërë që edhe kolegët e saj të thirren për të bërë tamponin, për të zbuluar nëse iu është transmetuar virusi.
Paraprakisht bëhet me dije se kryeinfermierja është infektuar teksa ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të gjyshit në Burrel.
Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik, për të zbuluar deri ku shkon zinxhiri i infektimeve.
Burimi: NOA
No comments:
Post a Comment