Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 14 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 750 numrin total të të prekurve në vend
Ndërkohë, lajmi i mirë është pasi 9 pacientë i janë shtuar listës së të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit. Kështu në total numri i atyre që kanë fituar betejën me këtë sëmundje ka shkuar në në 431.
Aktualisht në vendin tonë, janë 289 persona aktivë me Covid-19. Prej disa ditësh numri i të shëruarve vijon të jetë më i lartë krahasuar me atë të të prekurve aktivë.
Mësohet se në spitale gjenden 32 persona të shtruar. Nga këta, 5 persona janë në terapi intensive.
27 janë të shtruar te Infektivi, ku 3 prej ndodhen në terapi intensive.
Ndërkaq, në spitalin “Covid 2” te ‘Shefqet Ndroqi” janë 5 pacientë të shtruar, ku 2 prej tyre janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar.
No comments:
Post a Comment