Fundjava do të jetë sërish në izolim, por me disa lëshime për pensionistët dhe prindërit me fëmijë në fasha orare të përcaktuara. Kryeministri Rama njofton se të shtunën do të lejohen të hapura edhe ushqimoret dhe farmacitë.
- Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, pensionistët do të lejohen të dalin lirisht deri në orën 10.00
- Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare
- Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11.00 deri në orën 17.30
- Të shtunën 2 maj do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30
- Të dielën të gjitha mbyllur
- Gjatë të shtunës 2 maj dhe të dielës 3 maj do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private
- Kujdes! Nga sjellja e duhur në distancimin social dhe zbatimi i rregullit bazë të mosgrumbullimit jashtë qelizës familjare gjatë fashës orare të lëvizjes këtë fundjavë, varet ecuria e mëtejshme pozitive e kësaj lufte deri këtu të zhvilluar shkëlqyeshëm, po edhe vendimmarrja jonë për më tej
*Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, do t’ju informojë sot planin e hapjes së mëtejshme deri në 18 maj
No comments:
Post a Comment