Një 70-vjeçar nga Kruja i cili ka qëndruar për katër javë në terapi intensive në spitalin Infektiv është shëruar nga koronavirusi dhe është gati të kthehet në shtëpi.
Lajmi është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila thotë se ky është pacienti i 30 në Shqipëri që del nga terapia intensive në Spitalin Infektiv dhe fiton betejën me sëmundjen.
“Çdo ditë stafi mjekësor i spitalit infektiv përballet me raste të reja të pacientëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor, siç ka çdo ditë, pacientë që e fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm Covid 19.
Me punë të palodhur e përkushtim nga mjekët dhe infermierët, pas 4 javësh në terapi intensive, 70 vjeçari nga Kruja është shëruar dhe kthehet në shtëpi.
Deri tani 30 pacientë të trajtuar në terapi intensive në spitalin infektiv, e kanë fituar betejën me sëmundjen, falë trajtimit mjekësor dhe shërbimit të të gjithë ekipit të palodhur të Infektivit”, shkruan Manastirliu.
No comments:
Post a Comment