Gjermania i ka hapur ditën e sotme dritën jeshile testimit të vaksinës kundër koronavirusit tek njeriu.
Lajmi bëhet i ditur nga ambasada gjermane në Tiranë, e cila thekson se testimi i vaksinës te njerëzit është një etapë e rëndësishme në rrugën drejt një vaksine të sigurtë dhe efektive kundër COVID-19.
“Së bashku kundër Corona Virusit - në Gjermani miratohet testimi i parë klinik i një vaksine kundër COVID-19. Testimi i vaksinës tek njerëzit është një etapë e rëndësishme në rrugën drejt një vaksine të sigurtë dhe efektive kundër COVID-19. Do të duhen edhe disa muaj në daljen e një vaksine, por shkencëtaret/ët gjermanë dhe ndërkombëtarë po punojnë me përparësi të lartë për këtë!”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
No comments:
Post a Comment