Silvana Bala, mjeke në spitalin ‘Shefqet Ndroqi” ka treguar përmes një videomesazhi të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ndjesitë që ka marrë përgjatë këtyre ditëve në shërbim të pacientëve të prekur nga koronavirusi.
Megjithatë ajo është optimiste teksa shprehet se nga kjo luftë do të dalim me sukses, duke përmendur numrin e vogël të jetëve të humbra si një indikacion të rëndëishëm për gjendjen ku ndodhet vendi ynë.
“Fillimisht u mendua se do ishte një valë e madhe pacientësh. Fatmirësisht masave të marra, kondicioneve të krijuara në spitalin tonë, kjo punë u përballua me sukses. Dhe them se do e përfundojmë me sukses.
Pse?! Më të vërtetë ne themi se e kemi fituar këtë betejë, por kemi ende punë për të bërë. Deri sa të dalim nga kondicionet e një spitali COVID. Puna jonë, e mjekëve, e infermierëve, e sanitareve, ka qenë në unitet të plotë. Ne jemi marrë me të sëmurë që kanë qenë në gjendje relativisht të qëndrueshme. Por dhe me të sëmurë në gjendje të rëndë klinike.
Kemi bërë për këta të sëmurë maksimumin tonë. Kemi zbatuar të gjitha protokollet e aprovuara nga OBSSH. Këto protokolle ishin të rrufeshme, të sakta, të komunikuara, qoftë për sëmundjen COVID-19, qoftë për komplikacionet e tyre si pneumonitë. Të sëmurët që konsideroheshin shumë të rëndë, kanë qenë në qendrat e trajtimit intensiv.
Disa kanë pasur nevojë për frymëmarrje të drejtuar. Numri i vogël i rasteve të jetëve të humbura është një indikacion shumë i rëndësishëm për luftën, për masat, për të gjitha protokollet e zbatuara nga personeli shëndetësor. I them një përshëndetje shumë të fuqishme, shokëve dhe shoqeve të mia, infermiereve dhe sanitarëve. Themi se do ta luftojmë luftën me sukses”, shprehet mjekja.
No comments:
Post a Comment