Në të gjithë Gjermaninë do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës për të luftuar përhapjen e koronavirusit.
Bremen u bë dhe rajoni federal i fundit i cili vendosi këtë masë.
Maska do të jetë e detyrueshme në transportin publik në të gjithë Gjermaninë, gjithashtu pritet të bëhet e detyrueshme edhe përdorimi i maskave kur bëhen blerje.
Kancelarja gjermane Angela Merkel rekomandoi përdorimin e detyrueshëm të tyre javën e kaluar kur lehtësoi rregullat e mbylljes në mbarë vendin.
Rregullat e reja pothuajse në të gjithë Gjermaninë kanë hyrë në fuqi të hënën.
Në disa rajone është vendosur gjoba me 25 euro për personat që nuk do të mbajnë maskë, ndërkohë që në rajone të tjera nuk është përcaktuar ndonjë dënim.
Shtete të ndryshme kanë marrë vendime të ndryshme lidhur me përdorimin e maskave.
Edhe Austria e ka bërë të detyrueshme përdorimin e tyre me hapjen e dyqaneve në fillim të këtij muaji, ndërkohë në Zvicër nuk e ka bërë të detyrueshme përdorimin e maskave me hapjen e dyqaneve.
Që prej shpërthimit të koronavirusit Organizata Botërore e Shëndetit vazhdimisht këshilloi që maska të mbahet nga personat e sëmurë dhe ata që kujdesen për ta.
No comments:
Post a Comment