Gjatë 24 orëve në vendin tonë janë identifikuar 7 raste të reja me COVID-19, të cilët janë të shpërndarë; Tiranë 2 raste, Krujë 3, Shkodër 2. Ndërkohë numri i personave që kanë mundu të shërohen në 24 orët e fundit është 1.
Në komunikimin e përditshëm me publikun, dr. Marjeta Dervishi, nga Instituti i Shëndetit Publik tha se sot rezulton se numri i pacientëve të shëruar është dyfish më i lartë se i qytetarëve që janë prekur nga ky virus.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 470.
Aktualisht në vendin tonë janë 272 pacientët aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve vazhdon të jetë më i lartë prej më shumë se dy javësh”, tha ajo.
No comments:
Post a Comment