Në një mesazh të fortë në “Facebook”, mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo iu kërkon politikanëve të zbrazin xhepat dhe të lirojnë vilat e shumta.
POSTIMI
“KRIZËN do ta përballojmë bashkë.” (I.B.)….Dakord, PO FITIMET tuaja si Politikanë ato të PPP-ve, KÇK-ve, TENDERAVE, PRIVATIZIMEVE KLIENTELISTE, etj., të 30 këtyre viteve Demokraci a do t’i ndani vallë ato me ne??!!…..APO lopa do të vijoj të mbetemi NE taksapaguesit, “il poppolo Albanese”, ndërsa QUMËSHTI do vijoj të milet e të shijohet vetëm nga JU….NO WAY….Sa mirë na zhytët në qorrsokaket e DEMON-KRACISË “Made in Albania” me yshtjen tuaj “Bashkëfajtorë, Bashkëvuajtës”, tani DUHET JU së pari të zbrazni xhepat tuaja si dhe të lironi vilat e shumta që JU keni, e vetëm pas kësaj kërkoni të na merrni edhe qindarkat e fundit nga xhepat tanë plot vrima!!!…HAPINI sytë e mendjes ju Bashkëkombës…..Quoa vadis Shqipëria ime!!!
No comments:
Post a Comment