Është miratuar vendimi për shtyrjen e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore për shkak të Covid-19 deri më 23 Qershor 2020.
Mazhoranca dhe opozita parlamentare kanë grumbulluar 91 votat për miratimin e këtij vendimi, ndërsa 5 deputetë kanë votuar kundër dhe 3 kanë abstenuar.
Projektvendimi ka për objektiv garantimin e sigurisë së jetës së popullatës për shkak të përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.
Sipas relacionit të qeverisë, vendi ndodhet në një situatë të kontrolluar, por është shumë e rëndësishme që qytetarët të vijojnë respektimin e masave për distancimin social.
No comments:
Post a Comment