Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 10 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri total i të infektuarve në vend shkon në 790.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se gjatë të martës, 10 persona kanë rezultuar pozitivë për virusin korona në mesin e 250 mostrave të testuara gjithsej.
Brenda ditës janë shëruar edhe 31 persona të tjerë nga koronavirusi.
Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton:
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Kamenicës: 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Poliçkë), Komuna e Vitisë: 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ramjan), dhe nga 1 rast vendbanimet: Mollopolc-Shtime dhe Rahovec.
No comments:
Post a Comment