Thursday, April 23, 2020

COVID-19 dhe Sistemi Shëndetësor në Shqipëri

Nga Dr. Erion Dasho

Shqipëria hyn në vendet të cilat kanë SISTEM SHËNDETËSOR. Me të mirat dhe të metat e veta, por ka diçka që shumë vende më të pasura dhe më të zhvilluara nuk e kanë dhe nuk e krijojnë dot për një javë apo për një muaj. Në Shqipëri, edhe kur shkon në fshatin më të largët, gjasat janë që të gjesh të paktën një infermier dhe një ambulancë.

Në kohën e COVID, sistemi shëndetësor është pasuri dhe ofron një mundësi të jashtëzakonshme. Në se organizohet, pajiset, trajnohet dhe angazhohet, sistemi shëndetësor shqiptar me 3.000 mjekë, 12.000 infermierë, 8.000 shtretër spitalorë, etj. mund të presë e të trajtojë çdo muaj më shumë se 50.000 qytetarë të prekur nga COVID!!!

ME MUNDËSITË QË OFRON SISTEMI SHËNDETËSOR, NUK DUHET TË FRIKËSOHEMI SE U DIAGNOSTIKUAN DHJETËRA RASTE ME COVID NË KRUJË, SEPSE SPITALI DHE KUJDESI SHËNDETËSOR PARËSOR NË BASHKINË E KRUJËS KA KAPACITET TË TRAJTOJË DERI 1.000 RASTE TË TILLA NË MUAJ.

Është shumë më tepër INTELIGJENTE të angazhohet i gjithë SISTEMI SHËNDETËSOR në përpjekjet kundër COVID, se sa të vazhdohet me kufizime të panevojshme. Sot, mjekët dhe infermierët e infektivit i quajmë heronj. Me pak përpjekje mund të kthehen në heronj të gjithë mjekët dhe infermierët e këtij vendi.

Dhe e fundit, por më e rëndësishmja. Për mjekët dhe infermierët, nuk duhet të kujtohemi vetëm në kohë COVID-i. Ata mjekë janë po aq heronj sot që luftojnë COVID-in, sa ç’ishin dje kur luftonin tumoret, sëmundjet e zemrës dhe qindra sëmundje të tjera infektive. Ata meritojnë respekt dhe vlerësim në çdo kohë!

No comments:

Post a Comment