Teksa shtetet anë e mbanë botës po nxitojnë për të gjetur vaksinën kundër coronavirus, Gjermania shpalli se shkencëtarët po fillojnë testet klinike pas marrjes së dritës së gjelbër nga entet rregullatore.
BioNtech dhe partneri Pfizer kanë marrë miratimin nga Instituti Paul-Ehrlich për të filluar testimet e një sërë vaksinash eksperimentale tek 200 vullnetarë të shëndetshëm nga mosha 18 në 55 vjeç.
“Kjo është një shenjë e mirë se zhvillimi i një vaksine në Gjermani ka avancuar mjaftueshëm sa për të nisur studimet e para”, tha ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, por paralajmëroi se procesi do të kërkojë disa muaj.
Shkencëtarët britanikë janë gjithashtu në frontin e hulumtimeve për një vaksinë kundër COVID-19, me mbështetjen e një fondi prej 51 milionë euro nga qeveria.
Testimet klinike kanë nisur në 23 prill nga një ekip në Universitetin e Oksfordit, teksa 1.112 persona do të jenë pjesë e testimeve. Shkencëtarët duan të stimulojnë sistemin imunitar për të sulmuar virusin.
No comments:
Post a Comment