Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ku një pacient 52-vjeçar është hedhur nga lartësia e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, ku si pasojë ka ndërrua jetë në vend.
Policia bën me dije se ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 03 :10, ku P.Gj., 52 vjeç është hedhur nga kati i katërt. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ky është rasti i tretë i regjistruar brenda pak muajsh në spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë. Kujtojmë që një 65-vjeçar nga Klosi dhe një 29-vjeçar në muajt gusht-shtator kanë ndërruar jetë pasi janë hedhur nga dritaret e këtij spitali.
Gjendja e rëndë shëndetësore e tyre si pasojë e COVID por edhe gjendja psikologjike ka bërë që këta persona të ndërmarrin këto akte ekstreme.
No comments:
Post a Comment