Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 6.513 raste me COVID-19.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, mësohet se nga 264.860 teste të bëra në 24 orët e fundit, 6.513 persona rezultuan pozitivë. Gjithashtu, për tri ditë me radhë rastet ditore kanë shkuar në mbi 6.000.
Që nga fillimi i pandemisë në shkurt 2020, në Itali janë regjistruar gjithsej 4.350.028 raste me COVID-19. Në vend janë 87.285 raste aktive dhe numri i pacientëve në kujdes intensiv ka arritur në 214. Me vdekjen e 16 personave në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 128.063.
Ndërkaq, 2.170 pacientë janë shëruar gjatë ditës së fundit, me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve shkoi në 4.134.680.
No comments:
Post a Comment