Wednesday, August 12, 2020

COVID-19 i merr jetën përgjegjësit të qarkullimit rrugor në Shkodër

Humb jetën nga Covid-19 një efektiv i policisë. Sipas burimeve Safet Morina, me detyrë përgjegjës i qarkullimit rrugor në Policinë e Shkodrës nuk ka mundur të fitojë betejën me COVID-19.

Ai ndodhej në spital i intubuar dhe nuk ia ka dalë të mposhtë këtë sëmundje. Lajmin e kanë konfirmuar edhe kolegë të tij me mesazhe në rrjetet sociale.

Morina e mbante këtë detyrë prej vitesh. Ai ishte babai i 4 vajzave./Balkanweb

No comments:

Post a Comment