Saturday, August 15, 2020

OBSH thirrje të rinjve: ‘Mos luani me zjarrin’, ndihmoni ti japim fund kësaj pandemie

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka përsëritur thirrjen drejtuar të rinjve që të jenë të kujdesshëm, pasi as ata nuk janë imunë ndaj covid-19.

‘E kemi thënë edhe me herët, të rinjtë nuk janë imunë ndaj covid-19. Të rinjtë mund të infektohen, të rinjtë mund të vdesin, të rinjtë mund ta transmetojnë virusin tek të tjerët. Ja pse të rinjtë, duhet të marrin të njëjtat masa mbrojtëse, për të mbrojtur veten dhe të tjerët, si cdokush tjetër.

‘Ne u bëjmë thirrje të rinjve që të marrin masa paraprake: të kujdesen për higjenën e duarve, distancën fizike, të vendosin maskë, të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk ndihen mirë, të shmangin vendet e mbushura me njerëz dhe mbledhjet masive, për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga COVID-19. ‘Mos luani me zjarrin’ dhe ndihmoni ti japim fund kësaj pandemie’, thekson deklarata e OBSH./ D.C

No comments:

Post a Comment