Tuesday, August 11, 2020

“Nuk mund t’i përgjigjesha asnjeriu. Për një muaj në luftë me jetën”/ Ja gjendja shëndetësore e drejtoreshës së ISHSH

Gazetare: Klevisa GJIKA

Drejtoresha e Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror ka arritur të fitojë betejen me COVID-19. Pas një muaji frike për jetën dhe vështirësish në aspektin shëndetësor, shëndeti i Vjollca Brahos është stabilizuar.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Braho përmes një postimi në llogarinë e saj personale në Facebook, ku tregon se më në fund e ka lënë spitalin.

“Në Spitalin Shefqet Ndroqi per 1 muaj në lufte per jeten. Por ja dola ….”, shkruan Braho.

Drejtoresha e ISHSH tregon se problemet me frymëmarrjen ishin shenjat e para që e bënë të dyshonte për një infektim të mundshëm me COVID-19. Krahas kësaj, për telefonatat e kryera nga të afërmit dhe miqtë e saj, ajo i falenderon pamasë, por thekson faktin se nuk mund t’i përgjigjej askujt.

“Te dashur miq , mikesha e te aferm. Ju falenderoj nga Zemra secilin nga ju nje per nje per mijra sms-te e derguara ne telefonin tim , e telefonatat pafund qe interesoheshit cdo dite per shendetin tim edhe pse une nuk mund ti pergjigjesha asnjeriu 😔
Veshtiresia ne frymemarje ishte shenja kryesore qe dha alarmin qe jeta ime ishte ne rrezik.”

Braho nuk la pa falenderuar edhe bluzat e bardha për kujdesin që kanë patur ndaj saj për një periudhë një-mujore.

Postimi i plotë:

Në Spitalin Shefqet Ndroqi per 1 muaj në lufte per jeten. Por ja dola ….
Te dashur miq , mikesha e te aferm. Ju falenderoj nga Zemra secilin nga ju nje per nje per mijra sms-te e derguara ne telefonin tim , e telefonatat pafund qe interesoheshit cdo dite per shendetin tim edhe pse une nuk mund ti pergjigjesha asnjeriu 😔
Veshtiresia ne frymemarje ishte shenja kryesore qe dha alarmin qe jeta ime ishte ne rrezik.

Në Spitalin Shefqet Ndroqi per 1 muaj ne luftuam per ne fund ja dolem.
Nje falenderim te vecante me perulje per ekipin e mrekullueshem te reanimacionit Dr Albani, Fahriu, Eljana, Arjani, kryeinfermierja e reanimacionit Merita, vajzat si flutura te reanimacionit, kryeinfermiret e pergjithshme Hena &Leta , sanitare Bukuria e per gjithe personelin e ketij Spitalit shpreh mirenjohjen te pafund per ate pune te shkelqyer qe ju e benit per te gjithe e jo vetem per mua duke ju dhene fryme e jete cdokujt me shpirt e zemer, Ju qe me dhate oksigjenin me dhate frymen me kthyet buzeqeshjen e Jetes me dashuri e profesionalizem! Nuk gjej fjale per te falenderuar Shefen e Reanimacionit profesores Alma Canin ( Motra ime ❤ ) qe per dite e nete te tera ajo mohoj gjithshka nga jeta e saj duke ndenjur ne spital e pa u kthyer as ne darke ne shtepi ( kete se beri vetem per mua por per te gjithe pacjentet ne reanimacionin qe ajo drejton me aq shume profesionalizem e dashuri, duke mohuar veten per pacjentet ) . Ne Shqiptaret jemi me fat qe kemi ne ekipet tona mjeke ekselente qe na i ka zili dhe 🌍 per pergatitjen e tyre edhe si pleumolog edhe si reanimator 😍👏 👏
Ne fund nje falenderim special per Kapitenin e ketij ekipi te bukur profesionalisht qe drejtohet nga Profesor Perlat Kapisyzi i cili vinte cdo dite ne mengjes e ne darke vizitonte te gjithe pacjentet vete me aq shume kujdes e profesionalizem .
Une sot e kam Shpirtin plot per ate qe Mjekesia Heroike Shqiptare ben per secilin nga ne . Mirnjohje pafund 👏👏👏👏 Falenderoj Ogerten Ministren e Shendetesise qe cdo dite interesohej per ecurin e semundjes time . Jam shume e emocjonuar se heronjte e Shefqet Ndroqit meritojne shume me shume fjali te spikatura por emocionet e dites se pare kur del nga spitali jane te medha . Ju jam mirnjohese pafund per gjihshka ju bete per mua .
Nje keshille te fundit per ju qe se keni kuptuar akoma se cfar semundje vdekjeprurse eshte Covid -19 . Ju lutem zbatoni me perpikmeri tre regullat e thjeshta duke mbajtur masken ne ambjentet e mbyllura , ruani distancimin social dhe lani duart sa me shume qe ta mbani sa me larg kete semundje vdekjeprurese .
Falenderoj Zotin 🙏🙏 qe ne kete beteje te veshtire me beri edhe me te forte .
Me respekt e mirnjohje perjete Vjollca Braho .
Kjo eshte Profesoresha Alma Cani Ansary motra ime qe nuk kam fjale te pershkruaj ate qe ajo ka bere per mua 😍🙏🙏

No comments:

Post a Comment