Friday, August 14, 2020

Matja e temperaturës në mëngjes për COVID-19 është jo efektive?!/ Ja çfarë thonë ekspertët

Gazetare: Klevisa GJIKA

Mëngjesi duket se nuk është momenti i duhur për të parë nëse je i infektuar apo jo me COVID-19. Në një shkrim të “Daily Mail” thuhet se sidomos pacientët me grip mund të mos e shfaqin nëse janë apo jo të prekur nëse u bëhet tampon në këtë periudhë të ditës.

Sipas ekspertëve amerikanë, në një studim të kryer u zbulua se 44% e personave që u testuan dhe ishin me rrufë, nuk kishin të njëjtën temperaturë me atë në mesditë apo pasdite. Kjo gjë nënkupton se bërja e tamponit që në orët e para nuk është efektive sa duhet.

Përfundimi i tyre është se përgjigjia për të parë nëse je apo jo i infektuar me COVID-19 (kur bën tamponin në mëngjes), nuk është tërësisht e besueshme.

Dihet se matja e temperaturës është kthyer tanimë në traditë të qendrave shëndetësore, shkollave, aeroporteve, qendrave tregtare dhe shumë më gjerë, por mesa duket duhen  caktuar disa masa të reja për orët e para të ditës.

Autorët e studimit, nga pjesë të ndryshme të SHBA, thanë:

“Rezultatet sugjerojnë që matjet e temperaturës në mëngjes mund të humbasin shumë raste të sëmundjes febrile.

Ekipi që u angazhua në këtë studimkonkludon në idenë se mëngjesi nuk është koha më e mirë për të matur temperaturën.

“Kontrollimi i temperaturës zakonisht rekomandohet një herë në ditë: në mëngjes në vendet e punës dhe shkolla, megjithatë rezultatet tona sugjerojnë që mëngjesi mund të jetë koha më e keqe.”

No comments:

Post a Comment