Monday, August 24, 2020

Ja cilat operacione kryhen në Urgjencën e Kirurgjisë në QSUT dhe cilat te Trauma/ Shtatori do sjellë normalitet?

Gazetare: Klevisa GJIKA

COVID-19 solli ndryshime drastike në çdo sferë të jetës. Puna e mjekëve doli më në pah, mirëpo edhe problematikat në këtë fushë kanë qenë më të mëdha. Kryerja e operacioneve në Urgjencën e Kirurgjisë në QSUT është një nga shërbimet mjekësore që u pezullua për shkak të COVID-19. Megjithatë, puna iu delegua spitalit të Traumës.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Shëndeti Plus”, shefi i urgjencës së Kirurgjisë në QSUT, Myzafer Kaçi tregon se koronavirusi i detyroi bluzat e bardha të marrin disa masa nisur nga probabiliteti i madh për t’u infektuar.

“Situata e sotme në kirurgji është alarmante, pasi njerëzit duan të vijnë, kanë nevojë të operohen, të operohen me planifikim apo në për sëmundje urgjente dhe për këtë arsye ata janë të riskuar.

Aktualisht ne e kemi mbyllur urgjencën kirurgjikale prej 3-4 muajsh dhe kjo funksionon në qendrën e Traumës, në spitalin qendror të Traumës ose në spitalin ushtarak”, shprehet Kaçi.

Shefi i Urgjencë së Kirurgjisë thekson se në Urgjencë bëhen vetëm rastet që nuk presin, në të cilat duhet ndërhyrë menjëherë:

“Ne bëjmë kryesisht operacione të planifikuara me diagnoza të mëdha si tumoret dhe konkretisht ato që janë të komplikuara dhe të thelluara.”

Po cilat ndërhyrje bën Kirurgjia?

“Pranojmë vetëm disa sektorë të veçantë, siç janë: sëmundjet akute të veshkave që ka 4 muaj që nuk bëjmë pranime, por urgjencën e bën spitali i traumës.

Operacionet janë urgjente dhe (s)elektive.

Operacionet që presin, si për shembull tiroidja, hernia ose dhjamthi, tëmthi që nuk është urgjent, si dhe shumë e shumë diagnoza të tjera të cilat duke i lënë kohë nuk krijojnë pasoja dhe nuk avancojën. Ndryshe është kanceri, kanceri është gjysmë urgjent sepse për një kohë të shkurtër mund të ndryshojë stadin.

Operacionet e planifikuara jemi munduar t’i shtyjmë në kohë dhe nuk përbëjnë asnjë problem për pacientin”, shton ai.

Mjeku Myzafer Kaçi tregon se problemi i gurëve në veshka, probleme me infeksionin urinar, bllokimi i rrugëve urinare nga prostatë janë trajtuar gjithmonë. Kurrë nuk janë kthyer edhe në QSUT, edhe në spitalin Ushtarak.

Por kur mendohet t’i kthehet normalitetit puna në Kirurgji?

“Jam optimist se do t’i kthehemi normalitetit. Mendoj se në shtator ose brenda shtatorit”, shprehet shefi i Urgjencës së Kirurgjisë.

No comments:

Post a Comment