Wednesday, August 26, 2020

Mjeku: 127-ta është dështim, shumë dobët janë/ Sa na mbetet t’i besojmë ndihmës së shpejtë?

Besimi i qytetarëve te mjekët dhe sidomos te ndihma e shpejtë nuk është absolute. Megjithatë, duket se edhe vetë bluzat e bardha nuk kanë besim tek urgjencat në gatishmëri të qytetarëve. Në një komunikim me një mjek, i cili kërkoi të mbetet anonim, 127-ta është dështim.

“Nëpër shtëpia i merr 127. Po 127-ta është dështim. Shumë dobët janë”, tregon mjeku.

I pyetur nga gazeta “Shëndeti Plus” në lidhje me bërjen e tamponit edhe tek familjarët e të të shtruarve në spitalin Infektiv, ai u përgjigj në këtë mënyrë:

“Kam përshtypjen se i bëjnë të gjithë familjarëve që shtrohen, tani se di. Edhe ti me e marrë 127-tën s’të vjen direkt”, u shpreh ai.

Gjithsesi, pas deklaratës së bërë se 127-ta nuk funksionon siç duhet, mjeku ia la fajin fluksit të madh të kërkesave të qytetarëve për të bërë tampon. Më tej, ai shtoi se asnjë mjek nuk e ka në dorë të bëjë tamponet dhe ajo çfarë u mbetet qytetarëve të bëjnë, është të rrinë në shtëpi.

“Këtu se ka asnjë doktor në dorë. Nëse je në gjendje të keqe rri te shtëpia. Në shtëpi duhet të vijë 127 dhe të marrë tamponin. Ata kanë edhe shumë fluks…”

No comments:

Post a Comment