Wednesday, August 26, 2020

Spitali Ushtarak/ Kirurgu Koçeku: Kemi dyfish dhe trefish punë, tek ne bluzat e bardha janë mangët

Gazetare: Klevisa GJIKA

Puna e bluzave të bardha është në fokus kohët e fundit, si pasojë e pëhapjes së COVID-19 në nivel global. Mirëpo, a ka mjatueshëm staf mjekësor dhe sa mund ata ta përballojnë punën në të tilla kushte?

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Shëndeti Plus”, kirurgu Sami Koçeku flet për dyfishim dhe trefishim të punës në spitalin Ushtarak, situatë që sipas tij po menaxhohet me të njëjtin staf që pavioni i Kirurgjisë ka pasur edhe para përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

“Që në fillim këtu u ndaluan operacionet e planifikuara, edhe me VKM, edhe me urdhra të MSH iu hoq e drejta të gjitha spitaleve për të bërë kirurgji dhe për të planifikuar dhe urgjencat. Që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot, të gjitha urgjencat e Shqipërisë, të gjitha në mënyrë kategorike bëhen vetëm këtu. Ne kemi pas Traumën dhe në një ditë të zakonshme traume vijnë deri në 10-170 veta në ditë. Tani është shtuar dhe kirurgjia e përgjithshme.

Që nga data 2/3 mars që filloi karantina në Shqipëri, i kemi përballuar të gjitha operacionet ne. Është një punë 2-fish apo 3-fish nga një normalitet”, tregon Koçeku.

Sipas kirurgut te Trauma, një staf i kufizuar mjekësor do të ndikojë edhe në cilësinë e shërbimit që do të marrin pacinetët. Ja si shprehet ai:

“Tek ne bluzat e bardha janë mangët. Është dyfishuar puna, të dyfishohet personeli. Ne kemi 30 shtretër, me statistikë kemi 25, por i kemi shtuar se ka fluks dhe jemi me 2 infermierë. Janë pak në kushte qetësie, në kushte lufte është dyfishuar kapaciteti dhe prapë 2 infermierë. Çfarë kualiteti mjekësor mund t’i jepet të sëmurëve me 2 infermierë në turn? Terapia do i bëhet me vonesë… te ne nuk është shtuar personeli.”

Koçeku thekson fatin se Trauma po punon me të njëjtin numër mjekësh dhe infermierësh që nga fillimi pandemisë, kohë kur QSUT- ja ia delegoi Traumës urgjencën Kirurgjikale.

“Këtu është ai staf që ka qenë. Këto dy-tre muajt e fundit na kanë sjellë 2 mjekë që bëjnë stazh, por dhe ata rrinë deri në 6-7 pasdite dhe pastaj ikin, nuk janë të kualifikuar. Infermierë shoh plot fytyra të reja, por punën bazë e bën mjeku. Mjek të ri nuk kam parë këtu. Një mjeke të re kam parë në reanimacion, por është vullnetare mesa kam informacion. Mjekë që të shtohet stafi nuk ka. Ne kemi 2 infermierë në turn në darkë, siç e kemi pas këtu e 10 vjet, pa ndryshuar.

Ekipi mjekësor në spital është 2 kirurgë, 2 anestezistë, 2 ortopedë, 1 radiolog dhe 2/3 terapeftë. Ky është ekipi te Urgjenca te Trauma. Ky ekip, tani është Trauma plus Urgjencë Kirurgjikale.”

No comments:

Post a Comment