Friday, August 28, 2020

Myzafer Kaçi: Themi COVID-i, por kanceri bën kërdinë

Gazetare: Klevisa GJIKA

Përhapja e COVID-19 edhe në vendin tonë ka bërë që sistemi shëndetësor të ketë në fokus dy spitalet e posaçme, të dizenjuara për koronavirusin, spitalin COVID-1 dhe spitalin COVID-2. Por çfarë ndodh me sëmundjet e tjera, sa janë trajtuar ato dhe a njanë lënë pas dore?

në një intervistë për gazetënj “Shëndet Plus”, shefi i Urgjencës së Kirurgjisë në QSUT, Myzafer Kaçi, tregon se puna vijon edhe në kushte pandemie, por urgjencat kirugjikale janë ndërprerë. Ai shprehet se sëmundjet kanceroze nuk duhen lënë pas dore, edhe pse COVID-19 është akoma në qarkullim. Sipas tij, po harrohen sëmundjet e tjera në një kohë kur komplikacionet e tyre mund të jenë shumë të mëdha.

“Kjo situatë do jetë për nje periudhë të gjatë dhe ne nuk do rrimë duarkryq sepse nuk do lëmë të sëmurë. Themi Covid-i, Covid-i, Covid-i, por kanceri bën kërdinë. Mendoj se duhet pak kohë, durim dhe kurajo, sakrifikë për t’u rikthyer në normalitet”, thekson Kaçi.

Mjeku kirurg e pranon faktin se QSUT-ja është një vatër e nxehtë infektimi, por ai mendon se kjo është normale, pasi të gjithë drejtohen nëpër spitale kur kanë probleme shëndetësore.

“Unë mendoj se është normale. QSUT-ja është ndërmarrja më e madhe. Të paktën, minimalisht ka 3100 punojnës. Këtu është një qytet më vete ku vijnë njerëz nga qytete të ndryshme, ku ka njerëz që vijnë për hall, ka shumë njerëz që shoqërojnë të sëmurin, ka mjekë në sasi të madhe, ka infermierë, personel me sasi të madhe. Detyrimisht do implikohen sepse mjeku shkon te pacienti për ta shikuar, trajtuar dhe nuk di kush është mbartësi, mjeku apo pacienti”, shton më tej.

Megjithatë, Myzafer Kaçi tregon se duhet bërë kujdes. edhe pse kontaminimi nga virusi SARS COV-2 është i pashmangshëm , të paktën të ruajmë veten dhe të tjerët. Ja cili është apeli i tij:

“Qytetarët ta kuptojnë në radhë të parë çfarë është kjo, të mos gjykojnë me mendjelehtësi se kjo është një gjë e thjeshtë, e stisur. Është një sëmundje vërtet serioze që i kapërcen të gjithë sëmundjet e tjera infektive. Të bëjnë distancim, të mos përqafohen vend pa vend, kur venë në supërmarkete të mbajnë maskën, të rrijnë të distancuar nëpër kafe. Shiko nëpër kafe kokë më kokë, sikur nuk janë parë prej 30 vjetësh. Sa më shumë kujdes aq më pak sëmundje, aq më pak viktima.

Kontaminimi është logjik, por ruajtja është detyrim.”

No comments:

Post a Comment