Wednesday, August 19, 2020

Qytetarja: 3 herë ka dalë dhe 3 herë ka hyrë me virus, nuk më japin fletë-dalje, Dializa në Laprakë nuk ma pranon

Gazetare: Klevisa GJIKA

Trajtimi i sëmundjeve kronike duket se ëshrë vështirësuar për shkak të COVID-19. Të njëtin shqetësim ka edhe një grua rreth të 60-ave, që pret në një cep në hije pranë Infektivit për t’u informuar në lidhje me ecurinë shëndetësore të bashkëshortit të saj.

Qytetarja në fjalë, që kërkoi të mbetet anonim, tregon se burri i saj i infektuar me koronavirus, bën hyrje-dalje në spitalin Infektiv. Ajo kërkon të dijë se pse e shtrojnë sërish pasi e nxjerrin dhe i thonë se është shëruar.

“Kam burrin të shtruar. Gjendja është duke u rënduar. Është me dializë dhe nuk ma pranon dializa në Laprakë se doli me virus. E solla në Infektiv, e mbajtën 5 ditë, ma nxorrën të shtudën, më thanë hajde merre. Hajde se e ke mirë burrin me thanë. Me vigonat e serumit, me oksigjen, sytë e mëdhaja kaq. Po ky është me korona i thashë, është me dializë. Hajde merre tha se është mirë. Të dielën mezi e shtyva, me temperaturë, me të vjella, dializën skam ku ta bëj. S’ma pranon as Lapraka, as këtu në Infektiv. Ja bënë analizën që e nxorrën? Nuk po marr asnjë lloj përgjigje, ma sjellin vetë në shtëpi, nuk ka bërë 14 ditë akoma. Ma nxjerrin, ma sjellin. Hajde thotë se ta nxorrëm burrin. Ai bëhet prapë me temperaturë, e sjell prapë këtu”, shprehet qytetarja.

E afërmja e të infektuarit 60-vjeçar tregon se nuk i kanë dhënë një fletë-dalje bashkëshortit të saj, andaj kjo gjë e kufizon atë të marrë shërbime në mjedise të tjera spitalore.

“Ato në Laprakë duan fletën e daljes që ta marrin përsipër, pastaj e marrin. Ky s’ka bërë akoma 14 ditë. Këto ma sjellin në shtëpi, është infektuar rrezik gjithë pallati”, tregon për gazetën “Shëndeti Plus”.

“Mora taksi, taksia nuk ma solli. Pallati ankohet, përgjegjësi i pallatit thotë mos ma sillni më këtu. Ku e ke fletën që është shëruar më thonë”, shton më tej.

Ajo tregon se e kanë shtruar dhe nxjerrë 3 herë. Dializës dhe trompozës i është shtuar edhe infektimi me virus:

“Mua s’ma pranon asnjë me dializë. Për çfarë bëjnë hyrje-dalje? 3 herë ka dalë dhe 3 herë ka hyrë me virus, dializë, trompozë, gjendja shumë e keqe. Kam që në 6 këtu. Mezi e gdhiva natën. Ai thotë nuk lëviz dot, nuk më japin asnjë xhevap. Kam patur kontakte me mjekun, më thonë kemi bërë dy tampone dhe është mirë. Tani, ai më vjen prapë në shtëpi. Ma sjellin dhe thonë është shëruar. Kur vij nuk më pranojnë. Ai mezi merr frymë, s’ka oreks. E mbajmë tha për dializën në Infektiv thanë. Shkova bëra ankesën te Drejtoria e Spitalit dhe i thashë se nuk e di çfarë po bëhet me burrin tim, ma nxjerrin ma fusin. Nuk e di se për çfarë arsyeje po bëhet kjo. Nuk e dimë tha, do ju kthejmë përgjigje, dhe as atje s’më kanë kthyer përgjigje”, rrëfen qytetarja.

Sipas qytetares në fjalë, një herë e shtrojnë dhe një herë e nxejrrin nga spitali COVID-1, gjë që sipas saj nuk përbën kuptim:

“Ky është i sëmurë, nuk ecën. Përderisa më thonë është negativ kur e nxjerrin, pse e mbajnë prapë këtu?”

No comments:

Post a Comment