Tuesday, August 11, 2020

Reagon mjekja Çeliku për raportimet e mediave mbi situatën tek Onkologjiku

Situata e krijuar nga COVID-19 në spitalin Onkologjik dhe raportimi i vijueshmërisë së punës nëpër media, është shoqëruar me komente nga punonjës të QSUT-së. Silvana Çeliku, shefe pavioni në Onkologjik shprehet se situata po menaxhohet dhe është nën kontroll. Ajo akuzon mediat se japin lajme vetëm për të bërë lajm dhe jo për të informuar qytetarët në mënyrë të drejtë.

Qëndrimin e saj e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social facebook.

Gazeta “Shëndeti Plus” ka bërë një monitorim më datë 29.07.2020, nga ku u konstatua se kushtet për të sëmurët janë të vështira. Pacientët, në pritje të marrjes së shërbimit, nuk ruanin radhën, nuk mbanin siç duhet pajisjet mbrojtëse dhe prsinin në pikun e vapës, pa pasur mundësi të ulen diku për të shmangur emergjenca. Kjo e fundit forcohet edhe më shumë lidhur me faktin se të sëmurët onkologjikë janë më të ekspozuar ndaj koronavirusit, gjë kjo që nënkupton marrje masash konkrete, qoftë për vendosjen e disa karrigeve apo të një tende për shmangien e të papriturave, si: rënie të fikëti, probleme me tensionin apo shqetësime të tilla të ngjashme.

Lexoni më shumë:

https://shendeti.com.al/kushte-te-veshtira-per-te-semuret-onkologjike-radhe-ne-pikun-e-vapes/

No comments:

Post a Comment