Wednesday, April 22, 2020

Shkon në 604 numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të 5 persona janë shëruar, kurse 6  të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, duke e çuar kështu në 604 numrin e të infektuarve me këtë virus.

Në njoftimin e IKSHPK thuhet se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR,  janë testuar gjithsej 191 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej gjashtë (6) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) raste me vendbanim në Prizren, dy (2) raste me vendbanim në Mitrovicën e Veriut dhe dy (2) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Pejë dhe një (1) rast Llugaxhi.

Numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë ka arritur në 13.

No comments:

Post a Comment