Këshilla nga dietologia Blerina Bombaj për të shmangur format e zakonshme të anemisë që lidhen me dietën:
-Mos i neglizhoni simptomat: shkoni tek mjeku nëse keni simptoma, të tilla si lodhje ose dobësi, që mund te jenë shenja të anemisë.
-Ushqehuni mirë: ndiqni një diete me larmishmëri të lëndëve ushqyese, të cilat mbështesin prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, si:
*Hekuri: e gjejmë tek frutat e detit, mishi i shpendëve, mishi i papërpunuar e më pak yndyrë, bishtajoret (fasulet, thjerrëzat) dhe jeshillëqet.
*Vitamina C: i cili ndihmon në përthithjen e hekurit. E gjejmë në frutat e lëngjet e agrumeve, luleshtrydhet, specat, brokolit , domatet dhe kungulli i verdhë.
*Vitamina B12: e gjejmë mishi, peshku, vezët dhe bulmetrat.
*Acidi folik: e gjejmë tek frutat, jeshillëqet, arroret , fasulet dhe drithërat integral.
-Mbajeni nen vëzhgim: nëse diagnostifikoheni me anemi, sigurohuni t gjeni shkaktarin e të krijoni një plan të qartë trajtimi.
No comments:
Post a Comment