Një tjetër i ri, vetëm 31 vjeç, ka humbur betejën me COVID-19. Xhafer Gjana, me origjinë nga Kukësi, nuk i ka bërë dot ballë betejës me virusin e rrezikshëm.
Burime pranë Gazeta Shendeti bëjnë të ditur që i riu jetonte prej vitesh në Tiranë, por ishte dërguar për të marrë shërbim mjekësor në qytetin e vendlindjes me frikën që në Spitalet COVID në Tiranë nuk do të merrte shërbimin e duhur për shkak të mbingarkesës.
Pavarësisht gjithë përpjekjes së mjekëve, i riu nuk ka mundur që t’ia dalë kundër këtij virusi vdekjeprurës.
No comments:
Post a Comment