Mjeku i njohur endokrinolog Gerond Husi nuk e fiton dot betejën për jetën me Covid-19. Prej ditësh i shtruar në spitalin “Medical Park” në Stamboll, Husi është ndarë sot nga jeta.
Mjeku dhe kogelu i tij Tritan Kalo, jep lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Gerond Husit, dhe thotë se armatës së mantelbardhëve do t’ju mungojë anëtari më i shquar i saj.
“Gojëmbëli, zemërmadhi, mëndjendrituri, buzëgazi, fjalëpaku dhe punëshumi si ai….Vinte kurdoherë te ne në Infektiv për konsultat Endokrinologjike, e sillte kurdoherë me vete një fllad induktues të optimizmit jetësor….I kthjellët, i saktë e profesionalisht i përkryer në çdo gjë që bënte…Kam mbi 30 vite njohje personale me Dr. Gerin, ndaj edhe tash që po hedh këto fjalë në FB tim ende nuk më besohet se është ky takimi im i fundit me të…”, shkruan ndër të tjera mjeku Kalo.
Shënimi i plotë:
Kohë kovidiane….13.03.2021….E pabesueshme por dhëmbshurisht e vërtetë….Sars-Cov2/Covid-19 edhe kësaj here goditi tinëzisht….Armatës së Mantelbardhëve nga sot e tutje do ti mungojë një anëtar i shquar i saj, Dr. GERON HUSI….
Gojëmbëli, zemërmadhi, mëndjendrituri, buzëgazi, fjalëpaku dhe punëshumi si ai….Vinte kurdoherë te ne në Infektiv për konsultat Endokrinologjike, e sillte kurdoherë me vete një fllad induktues të optimizmit jetësor….I kthjellët, i saktë e profesionalisht i përkryer në çdo gjë që bënte…Kam mbi 30 vite njohje personale me Dr. Gerin, ndaj edhe tash që po hedh këto fjalë në FB tim ende nuk më besohet se është ky takimi im i fundit me të…
Buzëqeshja, optimizmi dhe humori yt do mbeten përjetësisht të skalitura në mëndjen time….Dr. Matildës dhe Ergit ju shpreh ngushëlimet më vëllazërore…..Të bëhen të fortë dhe të jenë kurdoherë krenar për Mjekun, Bashkëshortin, Babain dhe Kolegun tonë shëmbullor, Dr. Geron Husin… U prehsh në Paqen e përjetëshme Mik!
No comments:
Post a Comment