Thursday, March 18, 2021

Shëndetësia kushton shtrenjtë! Kostot marramendëse që po harxhojnë prindërit në QSUT për trajtimin e fëmijëve me kancer

Vuajtjet e fëmijëve në pavionin e onkohematologjisë dhe të prindërve të tyre, nuk kanë fund. Prej disa javësh, shendeti.com.al ngre problematikën e mungesës së medikamenteve në këtë pavion, duke I detyruar prindërit që të futen në borxhe, për të blerë barna që në fakt duhet të gjenden vetëm në spital. Receta të firmosura nga mjekët dhe fatura të pafundme gjenden në duart e familjarëve.

Gazetarët e gazetës Shëndeti, kanë zhvilluar një takim me një prind që vjen nga rrethet, ndërsa ka të shtruar fëmijën në pavionin e onkohematologjisë në pediatrinë e QSUT-së. Fëmija është i diagnostikuar me leucemi akute. Ndërsa ilaçet për trajtimin e kësaj sëmundje janë shumë të shtrenjta.

Të ardhurat e familjes janë të pakta. Mamaja shoqëron fëmijën në spital, babai është në emigracion, ndërsa fëmija ka një pension. Të gjitha të ardhurat e emigracionit, shkojnë për ilaçet e fëmijës, edhe pse nuk mjaftojnë. Prindi tregon se janë zhytur në borxhe.

“ Pasi i bëjnë biopsinë, diagnostikohet me leucemi  akute. Doktoresha më thotë që fëmija duhet të bëjë kimioterapi. Pranova që të vazhdonte kimioterapia, po nuk e dija që ilaçet do ti blija vetë dhe se do të më kushtonin kaq shtrenjtë”, shprehet nëna e fëmijës.

Ilaçet që kam blerë janë:

  • Metotreksat (Methotrexate)
  • Bactrim
  • Mercaptopurine (6-MP) ( nuk gjendet në asnjë farmaci)
  • Acid folinik
  • Kortizon (deksametazon)
  • Citozina
  • Omeprazol

Metotreksati kushton 15 mijë lekë 1 flakon. Për një seancë terapie më janë dashur 46 flakon.

46X15 = 690 mijë lekë të vjetra një seancë në javë.  Fëmija ka bërë 4 seanca. Në total 2milion e 760 mijë lek të vjetra.

Acidi folonik kushton 50 mijë lekë, djali donte 2 për shkak të peshës. 50X2 = 100 mijë lek të vjetra.

6-Mercaptopurina, që NUK gjenden në asnjë farmaci, e kam blerë në Greqi.  Më nevojiteshin 2 pako me nga 28 kokrra të tilla në muaj. I kam blerë 80 euro një kuti. 80X2 = 160 euro.

Citozina kam blerë 24 copë. Nje flakon kushton 25 mijë lekë. ( Për 10 muaj qëndrimi në spital)

24×25 = 600 mijë lekë të vjetra.”  -tregon prindi.

Kam harxhuar aq shumë sa mund të them se janë 40 milion lekë të vjetra.

Personeli shëndetësor është shumë I mirë, duke filluar nga mjekët e deri tek sanitarët.

Ndër të tjera prindi tregon që ka bërë  edhe kërkesë në Ministri dhe tek Drejtoria e spitalit dhe përgjigja e vetme është: “Do ju ndihmojmë dhe do bëjmë të pamundurën, që t’ju kthejmë përgjigje. Përgjigje që kurrë nuk erdhi. Nga drejtoria më morën 2-3 herë në telefon për të më bërë rimbursim por asgjë”.

Jo në të gjitha farmacitë jashtë spitalit mund ti bleshë këto ilace të cilat janë pa pullë dhe pa cmim. Shpesh nuk na japin as kupon me çmimin që ne e blejmë ilacin. Kur pyesim pse nuk na e jep kuponin përgjigjen me një ngritje shpatullash”- tregon prindi.

Pas qëndrimit 10 mujor në spital, shifrat marramendëse nuk do ju ndanin. Përsëri kanë blerë ilaçe për trajtimin në shtëpi. Për një muaj ka blerë 460 mijë lekë ilaçe për fëmijën.

Trajtimi në shtëpi nuk zgjati shumë dhe fëmijën detyrohen ta shtrojnë përsëri në pavionin e onkohemtologjisë për ti ribërë edhe një herë të gjitha analizat nga fillimi me shpresën që leucemia të mos jetë rikthyer.

Ilaçet në foto u janë marrë prindërve:

 

 

No comments:

Post a Comment