Familjet të cilat kanë një anëtar pozitiv me covid, duhet të bëjnë shumë kujdes me fëmijët pasi sipas dr. Xhorxhina Kuli e cila drejton shërbimin infektiv për fëmijët dhe pikërisht repartin covid për të vegjlit, fëmijët i manifestojnë simptomat edhe pas 4 deri në 6 javë pasi është prekur i rrituri në familje.
Është parë që ndodh që fëmija të jetë infektuar 4-6 javë pas prindit, tha Xhorxhina Kuli.
Shefja e shërbimit infektiv për fëmijë thotë se ka fëmijë të shtruar në shërbim madje edhe në terapi intensive por nuk janë shifra alarmante. .Ndërsa pozitivë të konfirmuar me tampon janë rreth 3000 fëmijë në të gjithë vendin.
Janë 3 mijë fëmijë pozitiv ndërkohë që kemi disa të shtruar por ka vende, tha Xhorxhina Kuli.
Shqipëria po përballet me numër të lartë të infektuarish dhe po kështu numër të lartë të humbjeve të jetëve çdo 24 orë. Tanimë mjekët pohojnë se kanë hyrë mutacionet e virusit edhe në vendin tonë ndonëse nuk janë në gjendje të përcaktojnë se me cilin lloj mutacioni po infektohen tanimë shqiptarët./TopChannel
No comments:
Post a Comment