Numri i qytetarëve që kanë marrë barnat me rimbursim, sipas skemës së miratuar nga MSHMS për trajtimin e Covid-19 në kushte shtëpie (për dy stade) është shumë më i ulët sesa numri i personave të prekur me covid-19, të dhënat për të cilët janë bërë publike nga MSHMS. Ky është konstatimi i Avokatit të Popullit, në një deklaratë të publikuar pak ditë më parë. Pyetjes se pse ndodh kjo i është përgjigjur për shëndeti.com.al mjeku Bledar Bakiaj si dhe një farmaciste e cila ka preferuar të mos identifikohet.
Doktor, a kanë pacientët mungesë informacioni rreth marrjes së medikamenteve me rimbursim?
Ne kemi një protokoll i cili thotë: Nëse vërtetohet që je pozitiv me COVID-19, mjekimin e merr mujor. Më tepër se një muaj ti nuk mund ta marrësh. Kur pacienti del pozitiv me dy mënyrat e testit i shpjegohet ne cilën fazë është dhe se si e merr ai medikamentin.
Protokolli për çdo mjek familjeje është: Alternativa e parë është mjekimi më i lehtë. Nëse gjendja pas 3-4 ditësh pas bërjes së grafisë ose ekzaminimeve të tjera tregojn avancim, jemi të detyruar të luftojmë infeksionin me mjekim me injeksion ose e bën në spital.
Medikamentet të cilat merren me injeksion nuk janë në fashën e rimbursimit. Ne ja referojmë mjekut pneumolog dhe ai e vendos nëse është për spital ose jo. Shtrimi në spital është vendim I I pacientit.
A ka pacientë të cilët refuzojnë shtrimin në spital dhe pranojnë mjekimin në shtëpi?
Po një pjesë e pacintëve e refuzojnë shtrimin në spital, dhe ne jemi të detyruar që t’ja bëjmë në shtëpi mjekimin. Edhe pse ne ngulmojmë që të shkojë në spital sepse ky është protokolli.
Cila është arsyeja që këto pacientë refuzojnë të shkojnë në spital?
Frika që kanë. Vijnë e na thonë: Atje vdes, nuk shkoj në spital. Shumë pacientë e kanë kaluar me mjekime dhe nën kujdesin tonë. Dje pata një rast i cili po merrte mjekim në shtëpi, filloi të rëndohej mori 127 në telefon dhe u shtrua në spital.
A është proces i komplikuar ky i rimbursimit, si funksionon?
Apsolutisht jo! Është shumë e thjeshtë, e njëta procedurë që merr mdikamentet e tjera të një sëmundje tjetër me rimbursim. Pacienti duhte ti dalë tamponi negativ e para dhe shumë e rëndësishme. Pastaj në varësi të analizave të bërë i jepet mjekimi me rtimbursim. Bëhet dhe analiza e D-dimer për të parë kaugulimin e gjakut nëse duhet ti jap hollues ose jo.
Kjo analizë që ju përmendët, a bëhet në laboratorin e qendrës?
Këtu bëhet por është me planifikim. Koha nuk të pret derisa të vijë data e planifikimit, pas një jave për pacientin është shumë, kështu që njerëzit janë të detyruar ti drejtohen privatit. Është një analizë e cila duhet shumë shpejt për ti dhënë sa më shpejt mjekimin, nuk të premton koha.
A ka kufizim të firmave farmaceutike në marrjen e medikamenteve me rimbursim? Pacienti mund të marrë vetëm ato që janë përcaktuar nga Ministria apo mund të zgjedhë se çfarë firme farmaceutike do apo I rekomandon mjeku?
Nuk e di këtë gjë rreth zgjedhjes që duhet të bëjë pacienti, e di farmacisti. Unë kam një protokoll ku thuhet:
Mjekimi me rimbursim jepet në varësi të pozitivitetit dhe gjendjes së pacientit, të cilat janë:
- Gjendje e lehtë ose fillestare
- Mesatare
- E rëndë
Me vërtetim i cili është me tampon, test PCR ose testin e shpejt (Rapid Test) nëse këto të dyja dalin pozitive atëherë ti mund ta marrësh recetën me rimbursim, në të kundërt jo.
Problemi qëndron se me rimbursim merret ajo që quhet gjeneriku, mjekimi jo thjesht emri i firmës. Të të jap një shembull: Unë shkruaj vitaminë C 500 ashtu si në protokoll apo vitamin D ose antibiotik Levofloxacinën e cila ka disa marka. Njëra nga këto marka është në rimbursim dhe unë i jap këtë me rimburisim, pastaj se kë merr ai unë nuk e di. Ai mund të mos e pëlqejë këtë dhe merr një më të mire dhe i duhet të paguajë.
Ne kemi vizituar pacientë të cilët kanë qenë me COVID-19 dhe nuk e kemi ditur, i është bërë tampon ku ka rezultuar pozitiv. Para disa ditësh më erdhi një paciente e cila kishte patur shenja, kishte bërë një grafi dhe kishte prekje të lehte. I dhashë mjekim por pa rimbursim sepse nuk ishte me tampon. Nuk pranoi të bëjë tamponin me idenë se i duhet të priste në rradhë.
Për ta pyetur sesi funksionon procesi i rimbursimit të medikamenteve në farmaci shëndeti.com.al ka intervistuar farmacisten me iniciale J.Z.
A ka alternativa, për medikamentet të cilat janë me rimbursim?
Ka alternativë dhe kjo është vetëm për vitaminën C dhe vitamin D. Për vitaminën C janë 5 alternativa të cilën mund ta zgjedhë pacienti. Ndërsa për Levofloxacinën e cila është antibiotik(Levalox, marka Krka)është e përcaktuar nga Ministria dhe është vetëm një markë.
E njëjta është dhe për holluesin e gjakut që është vetëm një e cila është Xarelto. Të gjitha këto medikamente merren sipas fazës së agravimit të sëmundjes. Dhe merren nga mjeku i familjes me anë të një kodi.
Nëse pacienti nuk do ti marrë këto medikamnte që i ka dhënë mjeku dhe që janë në fashën e rimbursimit atëherë ai është i lirë të zgjedhë një medikament tjetër të një firme tjetër por, i duhet të paguajë, sepse nuk është në rimbursim.
A është e vërtetë që nuk po merren medikamentet me rimbursim, sepse pacientët nuk kanë besim tek cilësia e tyre?
Mund të jetë edhe kjo. Ka paciente që marrim recetën me rimbursim, dhe pas 2-3 ditësh vijnë për të marrë medikamentin e një firme tjetër të një cilësie më të mire sepse ky që mori më parë nuk i dha efekt.
Cilët janë më të shumtë në numër pacientët me COVID-19 të cilët vijnë me recetën me rimbursim apo pa rimbursim?
Patjetër që janë pacientët PA rimbursim. Vijnë me recetën e mjekut specialist si penumolog dhe infeksionist dhe detyrimisht e marrin me lekë.
Pacientët e sëmurë më COVID-19 të cilët vijnë për të marrë medikamete me rimbursim janë shumë të paktë. 15 ditëshin e parë të muajit Mars NUK kam patur as një recetë me rimbursim për COVID-19 por, kisha pacientë që vinin me receta nga mjeku specialist për të marrë medikamentet me lekë.
Cila është arsyeja që ndodh kjo?
Do thoja disa arsye:
- e para është mosbesimi që kanë për ilacet të cilat janë në fashën e rimbursimit;
- e dyta është që nuk duan të sorollaten ose të shkojnë të planifikojnë ditën për të bërë tamponin, grafinë, skanerin ndërkohë pacienti është i sëmurë dhe ka frikë të pres.
Është një angari shumë e gjatë kur koha nuk të premton as gjë, sepse sëmundja e tij agravon nga moment në moment. Zgjidhja është kjo që më mirë po i blej dhe po i bëj këtë gjëra pa pritur dhe pa harxhuar kohë në jetëshpëtimin e të sëmurit.
No comments:
Post a Comment